Beqir Truma nje emer i veçante në Ulqin – Video

March 25, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Beqir-Truma-UlqinBeqo TRUMA meriton një vend të veçant në faqen time. Nuk mundet pa Ranë, shpesh ulet në Ranë, por më tepër tash nga pranvera, kurse verës për çdo ditë. Beqoja a po Beqiri, mundohem që mos të gaboj, kurë janë “Ranacakët” në pyetje, ka lindur në Ranë, veç pak metra larg nga deti…Ka qenë një sportist i dalluar, edukator i shumë gjeneratave në shkollë, dhe një ndër valtarët më të mirë të folkllorit tonë, në kohën e të ndjerit Rexhep Abazit, themeluesit e SHK Zana.

Beqir-Truma-Ulqin-1

Më vonë, Beqiri ka qenë një ndër ato persona i cili më autoritetin e tij, ka pas ndikim të madhë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e folklloritë tonë dhe të trashigëmisë tonë kulturore. Prandaj, të gjithë ne nga Rana, nga Kalaja dhe Pazari, e kemi pas Beqon si idoll…Gjithmonë ka qenë modest, i butë, i bukur dhe i mirë siç thotë populli ynë. Të paret nga familia Truma nga Rana, kanë qenë detarë me nam, duke filluar nga Hamdija, Qemali dhe tjerët, kështu që edhe Beqoja e ka pasur, dhe ende e ka detin në gjak. Lumi Buna, sanallat, peshku dhe peshkimi, ndoshta edhe kanë ndiku, dhe kanë lënë gjurmë në shëndetin e këtij sportisti të dalluar.
Beqir-Truma-Ulqin-2

Dua ta theksoj, se një organizëm i pregaditur maksimal psiko – fizikë ka qenë në gjendje ti përballojnë të gjitha këto probleme, më vonë. Sot, ulët në Ranë, pa ndihmën e askujt, takohet më shokët nga rinia, bisedon dhe fletë qartë, dhe ngadal përsëri shkonë në rrugën e cila të çon deri ke Komuna, ku e ka banesën.

BEQIR-TRUMA-ULQIN-3

Unë i dyshiroj një jetë të gjatë dhe të mirë, dyshiroj që për çdo ditë të ulet në Ranën tonë të bukur, ta shikojn dhe ta shijojn detin, peshkun, barkat dhe sanallat…

 

Ismet Karamanaga Facebook

YouTube Preview Image