Nika: Në Ulqin ata që janë me shtet – të prishin edhe varret…?!!

March 26, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

 muhamet-nikaShkruan, Muhamet Nika:

Në kohën e luftës dhe sanksioneve ekonomike , një qytetart , nga fshati Kravari Poshtë ia patën prishë edhe varret familjare. Kuptohet që  ai u ankua, por gjykata e Ulqinit e heshti “me marifet” , problemin e kësaj  punë….?! Mirë,po edhe  sot, pas shumë e shumë  viteve ai përsëri  vazhdon të kërkojë  të drejtën e vet me gjithë atë  kur do ta fitojë mbetet të shihet..?!!Ai gjithashtu kujton se , kur rastin, ia tregoi një avokati. Ai me të drejtë, duke e kuptuar mundësinë e stresit të fituar, i pat thënë  që a ke nevojë të te çoj në spital- për antistres(gjendje  shoku ) , që mund të ketë fituar pas kryerjes  së  këtij krimi antinjerëzor…?!!

Duke mos dashur të flasim më gjatë po sjellim të skanuar dhe të përkthyer deklaratën e tij  dhënë para do kohëve në polici. Ai, tjetër gjithashtu, për rastin rrëfen se, nuk kishte lënë derë politikani shqiptarë me ndikim gjatë tërë kësaj kohe duke kërkuar, për ta ndihmuar e këtë edhe pse në moshë i thyer, vazhdon ta bëjë edhe  sot. Por për këtë askush deri më sot, nuk po kollet…?!! Brendia e procesit të dhënë në polici, do të ishte  kjo:

“…..PROCESVERBAL PËR LAJMËRIM I MARRË NGA QYTETARI

Qytetari, Alosheviq Asllan, me profesion punëtor, i lindur, më 18.01.1946, në fshatin bravar, Komuna e Ulqinit, nga baba Duli , me vendbanim në Ulqin, fshati i Kravarit Poshtë, me numrin amëz,1801966223040, kontakt tel. 069421913,me datë , 07.03.2012 në Ulqin, në lidhje me dëmtimin e 3 varreve të te parëve të tij, në fshatin Kravar afër kufirit shtetëror me Shqipërinë, zyrtarit të autorizuar të drejtorisë së policisë- sektori i Ulqinit, në bazë të nenit 257 al.2LPP,  bëri këtë lajmërim:

Në intervalin kohor prej 1994- deri më 1997, në fshatin tim, d.mth. në Kravar Poshtë, u kryen do punë kah kufiri shtetëror  me Shqipërinë, për zgjerim të rrugës, për këtë ka qenë i angazhuar një buldozer dhe disa kamjona që siguruan lëvizjen e lirë të kamionëve të cilët në atë kohë kalonin hekur dhe material tjetër nga Shqipëria. Me këtë rast ata prishën edhe  3 varrezat familjare tonat që ishin në sipërfaqen publike , te vendi i quajtur Sukë Shpore. Fjala ishte për dy varret e  axhave të mijë  binjakë, të cilët kishin vdekur të rinj në virin 1910 duke mos lënë trashëgimtarë dhe tjetri ishte i motrës sime Sadije , e cila gjithashtu vdiq e re pa  e bërë  një vit , në vitin 1960.

Në lidhje me këtë vepër të urryer , kam  bërë padi private, kundër  organizatës punuese ndërtimore” AD Primorje” nga Ulqini,, makineritë e të cilës mi shkatërruan varret e përmendura. Për këtë pata angazhuar që të më përfaqësojë edhe avokatin Radovan Vukmanoviq.Me sa kujtohem vetë , deri sa zgjati procesi gjyqësor, unë kam marrë pjesë vetëm në dy seanca gjyqësore.

Pasi që  kaloi një kohë e gjatë dhe nuk fitova përgjigje nga ana e gjyqit, shkova te avokati i im, Vukmanoviq, të cilin nuk e gjeta në zyrë,por as në shtëpi, kurse bashkëshortja etij më njoftoi se ai kish shkuar në Podgoricë. Pasi kaloi një kohë relativisht e gjatë, për mes telefonit, hyra në kontakt më Vukmanoviqin, i cili më tha që është i lig dhe që do të ishte më mirë të angazhojë një avokat tjetër sepse ai nuk mundet më të më përfaqësojë.. duke pasur parasysh që të drejtat e mija nuk i kam vënë në pah përmes gjykatës së Ulqinit, i jam drejtuar avokatit të popullit, i cili më sugjeroi ti drejtohem edhe Gjykatës Supreme të Podgoricës, çka edhe e kam bërë, por që edhe sot e kësaj dite ky rast ende nuk është zgjidhur, dmth, dëmet e bëra nuk më janë shlyer.

 

Procesverbali, iu lexua qytetarit, në pajtim me nenin259, al5 L.P.P, qytetari kërkoi kopjen e procesverbalt

 

 Qytetari:Alosheviq Asllan                                          Zyrtari i autorizuar i policisë: Gjekoviq Kujtim

 *nënshkrimi i lexueshëm                                              *nënshkrimi i palexueshëm….. “

 

Ja edhe procesverbali i skanuar:
procesverbali-Asllan-AlosheviqZmadho Fotografinë