Interviste me Isat Dragovojen nga Riviera e Ulqinit – Video

March 29, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Isat-DragovojaRiviera e Ulqinit morri pjese ne Panairin e Berlinit, Beogradit dhe të Moskvës

Riviera e Ulqinit ka marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të Berlinit, Beogradit dhe në Panairin ndërkombëtar të Moskves , që u zhvilluan gjatë muajit mars.
Vendi ynë u përfaqësua me anë të një stende me një sipërfaqe prej disa  metrash katror nga stafi i Rivierës së Ulqinit.
Turizmi është një treg mjaft konkurrues, që kërkon aftësi menaxhuese, talent dhe një qeveri që di të mbështetet në politikat e duhura. Turizmi është tashmë një element parësor në rindërtimin dhe ribalancimin e ekonomisë së vendit tonë. Qeveria  malazeze dhe ajo vendase e konsideron zhvillimin e industrisë së turizmit si një ndër tri fushat kryesore për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit të Ulqinit.
E veçantë e këtyre panaireve ishte interesi mjaft i lartë nga ana e agjencive dhe vizitorëve, të cilët shprehën një interes të madh për të vizituar vendin tonë. Arritje pozitive ka shënuar imazhi i stendës së turizmit  në Ulqin, e cila mori vlerësime të konsideru-eshme nga një pjesë e vizitorëve të saj. Gjatë  ditëve të panairit u vu re një interesim mjaft i lartë si nga ana e vizitorëve të biznesit të përfaqësuar prej kompanive të ndryshme të marketingut, përfaqësuesve PR, mediave etj, si edhe nga ana e vizitorëve individualë, të cilët shprehën interes për potencialet dhe produktet turistike .

isat-dragovojaIsat Dragovoja, menaxher i shitjes në organizatën publike “Riviera e Ulqinit”, që është edhe organizata më e madhe turistike në Ulqin, e që bart në vete tri hotele, thotë se ndërmarrja e tyre ofron mbi 1000 shtretër. Kurse, krejt Ulqini, sektori privat dhe ai publik, llogaritet të kenë në dispozicion mbi 120 mijë shtretër.
“Riviera e Ulqinit” posedon edhe fshatin turistik Ada në Bunë me rreth 600 shtretër. Megjithëkëtë, Dragovoja pranoi që hotelet e tyre janë me dy yje, dhe persin që së shpejti ta rrisin standardin. Kurse, për ofruesit privat të shfrimeve hotelierike, cilësia e shërbimeve shkon prej 2-4 yje.
Isak Dragovoja shpjegon se pasi që janë ndërmarrje publike, e kanë pasur të vështirë të jenë konkurrentë me çmime me ofruesit privat të shërbimeve të turizmit, mirëpo me punë kanë arritur të jenë konkurrentë në rajon me çmime dhe me kualitet. “E kemi krizën ekonomike globale dhe çmimet nuk i kemi ndryshuar për 3 vite me radhë. Çmimet sillen prej 24-31 euro gjatë muajit korrik për gjysmë pansioni, ndërsa për muajin gusht çmimet sillen 27-36 euro. Mëngjesi dhe darka janë tavolinë suedeze”, shprehet ai.
Dragovoja si menaxher i shitjes shpjegon që ata punojnë shumë për ta pasur tregun e Kosovës, ku janë angazhuar 15 agjenci turistike. Ai thotë se synojnë që të kenë së paku 50% të pushuesve nga Kosova.
Për dallim nga hotelet, shërbimi në plazh është më në nivel. Derisa Ulqini njihet për dy plazhet, atë të voglin dhe të madhin, pushuesit nga Kosova dukej se kanë zgjedhur të parin. Por, plazhe që menaxhohen nga kompani private, në plazhin e madh, tashmë kanë fituar edhe “flamurin e kaltër”, si standard ndërkombëtar të cilësisë.

Ju ftojmë ta ndiqni Videon nga TV TEUTA – Hatixhe Nelaj

YouTube Preview Image