Kriporja e Ulqinit ua vazhdon kontratat punëtorëve – Video

March 31, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Ognjen JovovicU vazhdohen kontratat Punëtorëve të kripores Bajo Sekuliq

Punëtorëve të kripores Bajo Sekuliq në Ulqin, u janë vazhduar kontratat për punë deri në fund të këtij muaji , edhe pse situata në këtë kompani , sipas fjalëve të tyre, është e vështirë sepse pronari euro-fond ende nuk ua ka plotësuar kërkesat e shkruara në fillim të këtij viti. Drejtori në falimentim i kësaj ndërmarrjeje Ognjen Jovoviq , ka theksuar në mbledhjen e Komisionit parlamentar  për kontrollin dhe përcjelljen e procedurës së privatizimit se ka kërkuar nga Gjyqi ekonomik pëlqimin që punëtorëve t ua vazhdojë kontratat deri në fund të prillit , gjë të cilën gjyqi e ka aprovuar. Në kripore janë të punësuar rreth 50 punëtorë të cilëve kontratat u kanë kaluar në 25 mars. Jovoviq ka theksuar se prioritet është që punëtorëve tu plotësohen kërkesat,  për ç,gjë nevojitën 1.8 milion euro.

RTCG

YouTube Preview Image