Përse në tryezën e Albatrosit u fut si kërkesë e Shqiptarëve, çështja e Fakulltetit të Mësuesisë

March 31, 2014   | Opinione

muhamet-nikaShkruan, Muhamet Nika

PËRSE NË TRYEZËN E ALBATROSIT U FUT SI KËRKESË E SHQIPTARËVE, ÇËSHTJA E FAKULLTETIT TË MËSUESISË

 -Vazhdim

Cilësimi i kësaj çështjeje si tepër të rëndësishme nga të huajt dhe nga shteti, po edhe nga politika shqiptare vërtetë është diçka interesante…, aq më tepër kur dihet që shqiptarët, n këtë kohë, këtë çështje nuk e kishin trajtuar si çështje parësore dhe aq më tepër kur dihej, që në entin për punësim , në prag të hapjes së tij, kishte me dhjetëra  e dhjetëra kuadro  të profilit të mësuesisë të cilët prisnin dhe presin për punësim . ..Mbase çështja mund të lidhej me një kërkesë , po thuajse anatemë e të  kamotshme  të kohës së   pas çlirimit, kur  studentët e mësuesisë në fakultetin e Nikshiqit patën kërkuar , të hapej një fakultet për mësues të ardhshëm në gjuhën shqipe në Mal të Zi..?! Por kërkesa e tyre u qit në harresë , ndërsa ministria përkatëse , jo që kish marrë masa për të realizuar këtë kërkesë, por shpesh herë pas lufte kish marrë aksion që të mbyllen edhe ato pak shkolla me mësim në gjuhën shqipe. Mali i Zi, si shtet pak ose aspak nuk kishte punuar në këtë drejtim.

Gjenerata e parë e mësuesve shqiptarë, që doli nga Nikshiqi , nuk ka qenë fare e mirëpritur nga ky mjedis, ata  keqtrajtoheshin , talleshin dhe përbuzeshin , për shkak të përkatësisë kombëtare të tyre, nga kolegët dhe qytetarët, kur se  në konvikt , shpesh herë “luteshin “ që të hanin edhe mish gurriqi…Nga kjo kohë

mund të evidentohen edhe  sjellje radikale të studenteve shqiptarë për të përmirësuar statusin e vet shoqëror e nacional?!!

Mirëpo kohët ndryshojnë, hapja e Universitetit të Kosovës dhe hapja me Shqipërinë edhe në lëmine e arsimit, bëri që nevoja për një fakultet të tillë për shqiptarët në Mal të Zi të minimizohej fare…Koha vërtetoi që ”kjo çështje e rëndësishme “ sipas disave, për mësues, edhe pse fakulteti u hap,  shumë shpejtë u bë jofunksional dhe ekzistenca e tij për mungesë të interesimit, është vënë në pikëpyetje …Kjo kërkesë i binte të ishte anakronike, sepse në tërë hapësirën shqiptare veç kish filluar trendi i bashkimit të shumë katedrave  te të njëjtit lloj në një, për të qenë sa më ekonomike dhe praktike . Pra ndoshta do të kishte qenë punë më me mend që për studentët shqiptarë nga Mali i Zi , të kërkohej sigurim i kredive për studentët shqiptarë dhe fakultetet e Mali të Zi , të kërkonin bashkëpunim me universitetet shqiptare në rajon për qytetarët e vet.

Mirëpo, prapavijë e këtij fakulteti duhet kërkuar në mjetet që ndau  Unioni Evropian dhe Amerika , me siguri afër 1miljonë euro, si ndihmë për çështjen të cilat në emër të kësaj kërkese i fitoi universiteti i Malit të Zi nga kontributi i politikanëve shqiptarë, gjoja në emër të shpenzimeve që do duhej të bëheshin për sigurim të hapësirave për studentët shqiptarë…?!

Por jo vetëm kaq, duke arsyetuar çështjen e dëgjueshmërisë së tyre , në raport me shtetin,po sjell një të dhënë shumë interesante….; mbaj mend, se që nga startimi i shqiptarëve si deputetë në parlamentin e Malit të Zi,  ata asnjëherë nuk votuan, fjala bie, kundra miratimit të  llogarisë përfundimtare të buxhetit  në Kuvendin Republikan, gjatë të gjitha viteve edhe pse  diskutonin kundra?!

Çfarë mendonte dr. Novak Kilibarda profesor i Universitetit në Nikshiq

Për fund rreth çështjes me siguri që ia vlen , të shënoj këtu një qëndrim interesant të Novak  Kilibardës ( ligjërues në fakultetin e Nikshiqit) , atëherë deputet i Partisë Popullore Serbe, i cili gjatë një bisede të lire  në pushim të seancave, me   deputet shqiptarë; na  tha, në një rast për problematikën e hapjes së  fakultet të mësuesisë në gjuhën shqipe në Nikshiq , se ai, që më herët, e kishte  përkrahur një ide të tillë, por nuk ishte kuptuar as nga vetë malazezët,   kur   u vu në   mbrojtje  të hapjes.  Veçoj këtu se prononcimi i tij publik kish ndodhur shumë kohë para se politika shqiptare të  kërkojë hapjen e tij, Pra si duket Kilibardës, i kish ra ndër mend të parit … Dhe ngjarja e përmendur, nis kështu ;….Në një rast, gjatë një ndeje, në pushim të seancave Kilibarda  shtoi: “ Zotërinj të  mi, unë kam insistuar e insistoj te politika zyrtare  të hap fakultetin e  mësuesisë në gjuhen shqipe në Nikshiq…, dhe sa herë që e thamë këtë më akuzojnë se  Kilibarda  nuk din çka flet..?!! Por jo , nuk është ashtu, mësuesit tanë që japin shqip fëmijëve shqiptarë në Mal të Zi, duhet t’i aftësojmë për këtë punë në fakultetin e Nikshiqit?! Do të më pyesni , përse? E unë  atyre, iu përgjigjëm, se kështu është më mire për interesin e Malit të Zi.

Sepse me këtë gjë do të luftohej që në start indoktrinimi nacionalist i brezave të ardhshëm shqiptarë që eventualisht mund të bëjnë mësuesit shqiptarë…Ata duke studiuar në Nikshiq dhe duke qëndruar një kohë të gjatë atje, pa dyshim që

do të vënë kontakt me serbomalazezët, dhe pse jo do të miqësohen me ta…Kështu që nesër për hatër të shokëve dhe miqve nga Nikshiqi etj., nuk do të kishin guxuar   të vepronin nga pozitat e nacionalizmit shqiptar , siç ngjanë të veprojnë shpesh..?!!! Nga ana e tjetër duke e ditur që malësorët janë rasë e bukur dhe rinia shpërthen, mund të ngjajë që shumica e tyre të kthehet në shtëpi të  martuar me ndonjë malazeze  të gjatë dhe të sojit, siç do duhej , nga Nikshiqi, çka do të ishte edhe më mirë për në..?!

Se prapavija e  çështjes, që përmend Kilibarda,  ishte ” punë e qëlluar, për ta…” e vërtetote  rasti i diferencimeve politike që u bë pas vitit 1981, në shkollën fillore të Katërkollës, Ulqin, ku u largua një pjesë e kuadrit mësimor duke u etiketuar nga mediumet e shkruara dhe elektronike me epitetet më të rënda për nacionalizëm dhe irredentizëm.Duket se ata që nuk  kishin studiuar në gjuhën amtare…, por në Mostar, Shkup e gjetkë,  “për punë të shokëve nga hapësirat e ish-Jugosllavisë,” që përmend Kilibarda, kishin qenë më opurtunë…, ose kishin qenë disi më të matur. Ja se si shprehet  njëri prej tyre  Rexhep Lleshi, në librin e ij, me titull : E vërteta ime, f. 148, të librit, ku deklaron: “…Lajmi i tillë ” Diferencimit politik, sikur i kishte shqetësuar shokët, miqtë e të njohurit e mij nga i gjithë vendi. Ata me një herë më thërrisnin e mu lajmëronin në telefon apo kartë postare, nga Tivari, nga Titogradi, Peja , Nikshiqi,Prishtina, Mostari , Osjeku,Shkupi, Pulla,Beogradi etj.Të gjithë donin të dinin për fatin tim, se a jam edhe unë i goditur nga” stuhia” e dëgjuar edhe çfarë nevojet kam, që konkretisht të më ndihmonin. Mua stuhia nuk më preku e as që më duhej ndihmë…”??!!!

Por, ja se si e përjeton këtë  kohë , në shkrimet e veta Rexhep Qosja- një intelektual i shquar  nga Kosova ,nga këndi  tjetër i mirëfilltë, mendojmë në rastin kur në pyetjen  e gazetës  Start , se: “Si e ndien vetën, si intelektual, krijues,pedagog dhe akademik, a e ndien vetën si qytetar i rendit të dytë në Kosovë” , ai  përgjigjet :”Nuk është vështirë të konstatohet se sot numri më i madh i shqiptarëve, sidomos në Kosovë e Maqedoni, ndihet si Jozefi i Kafkës, i cili pret vazhdimisht që të vijnë e ta marrin. Numri më i madh i shqiptarëve pret sot me ankth trokitjen në derën e shtëpisë pas orës 21.Numri ma i madh i shqiptarëve shkon me ankth në punë dhe me ankth kthehet nga puna. Në bazë të këtyre fakteve vlerësojeni vet nëse kjo është ndjenjë e qytetarit të dorës së dytë…”

Sa për  thënien,e Kilibardës, që dëshironte martesa me shqiptarët dhe që  ishte i sinqertë e origjinal, shtojmë se unë për këtë   kam mbetur  i habitur nga disa të dhëna tepër interesante , për rezultatet e një ankete që u bë gjatë vitit 2008 në Mal të Zi , e cila publikoi ,  një të dhënë tepër interesante të “ opinionit të Kilibardës” se vetëm rreth 30 % e popullatës sllave në Mal të Zi ,nuk do t’i pengonte që punëdhënësin- shefin ta kishin shqiptarë, ndërsa mbi 70% nuk do t’i pengonte  që shqiptarin ta kishin dhëndër ; ose më qartë , ata, për momentin, më parë do të kishin pranuar që me ne shqiptarët ,” të ndajnë shtratin se sa  karrigën “?!! E kjo dëshmon ndarjen- me urrejtje patologjike, të shoqërisë malazeze.

Kjo ide e hapjes së fakultetit të mësuesisë , nuk  mbaj mend të jetë kërkuar nga ndonjë grupim politik shqiptar ose intelektual shqiptarë gjatë viteve 90, por , siç u cek në fillim, kjo ka mundësi të jetë si refleksion i një ngjarjeje të kamotshme, të kohës së luftës së dytë botërore , kur kursantët shqiptarë, që ndoqën normalen e mësuesisë në Nikshiq, atëherë patën kërkuar, si nëpër dhëmbë që mësimin ta ndiqnin në gjuhen shqipe, mirëpo një gjë e tillë nuk u lejua nga pushteti i atëhershëm, kurse nga kursantët-studentët shqiptarë( ata më të zëshmit) , për t’i shpëtuar telasheve me shet u arratisën madje edhe nga vetë Mali i Z, për në Shqipëri…?!