Deputeti Nimanbegu dhe Gjurashkoviq i bën thirrje Kuvendit të MZ per Kriporen – Video

April 1, 2014   | Politika

In-Memoriam-Solana-Ulcinj-Crna-Gora-20Depututeti i FORCES Genci Nimanbegu apelon per shpetimin e kripores dhe akuzon organet përkatëse qe nuk paten vullnet te reagojne me kohe,por e lane situaten te shkoje deri ne largimin e te gjithe punonjesve në Kriporen e Ulqinit.

Diskutimi pasa disa ditësh në Kuvendin e Malit të Zi rreth Kripores ka treguar që në Qeverinë malazeze nuk ka gatishmëri të qartë që të ruhet veprimtaria kryesore e Kripores – prodhimi i kripës. Në pyetjet e deputetëve nga Ulqini, Genci Nimanbegu nga Forca dhe dr Lilana Gjurashkoviq nga Fronti demokratik çfarë bënë Qeveria në këtë drejtim, ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq ka konstatuar që kjo ndërmarrje është në falimentim klasik, gjegjësisht që ajo është kompetencë e Gjykatës ekonomike. “Nëse dëshironi që kjo çështje të zgjidhet në mënyrës si doni ju, atëherë duhet të mendoni për ndryshimin e ligjeve ekzistuese”, tha ai.

Gjurashkoviq pyeti pse Qeveria nuk e ka njohur mundësinë e zhvillimit të Kripores, bleu paketën e aksioneve dhe të vazhdojë me prodhimin e kripës.

Nimanbegu shtoi që Kriporja për Ulqin është njëjtë si Kombinati i aluminit për Podgoricë, njofton portali informativ Ul-info.com.

Ju ftojmë ta ndiqni videon nga TV Teuta

YouTube Preview Image