Kriporja Ulqinit kërcënohet nga përmbytja

April 4, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Odbor za ekonomiju, finansije i budzet-crne-gore-4Këshilli parlamentar për ekonomi ka mbajtur sot seancën kontrolluese dëgjimore të ministrave për financa dhe ekonomi Radoje Zhugiq dhe Vlladimir Kavariq,  me rastin e situatës në Kriporen e Ulqinit. Anëtari i Këshillit nga PSP ,Srgjan Miliq i ka falënderuar kolegët qe  njëzëri e kanë përkrah iniciativën e tij për mbajtjen e seancës  dëgjimore. Për shkak të nivelit të lartë të ujit ekziston mundësia që të përmbytet pjesa prodhuese e kripores. Për këtë arsye është prioritet që ky lokalitet  të shpëtohet me kyçjen e energjisë me qellim që uji te nxirret me pompa , ka theksuar Miliq. Ministri i financave ,Radoje Zhugiq ,ka theksuar se Kriporja është privatizuar  sipas modelit të bursës , ndërkaq ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq ka vlerësuar se hapësira për manovra i është ngushtuar për qeverinë pas futjes së falimentimit në vitin 2005.

Drejtori në falimentim ,Ognjen Jovoviq ,ka theksuar se askush nuk e sjell në pyetje prodhimin e kripës. Në mbledhje kanë marr pjesë edhe ndihmës ministri i ekonomisë Vlladan Dubleviq , drejtori në falimentim Ognjen Jovoiq si dhe deputetët nga Ulqini Luigj Shkreli , Genc Nimanbegu dhe Dritan Abazoviq.

RTCG