Doli nga shtypi libri “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve” nga Gjeke Gjonaj

April 5, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Indetiteti-etnolinguistk-dhe-kulturor-i-shqiptareve-Gjeke-Gjonaj

VEPËR E RËNDËSISHME PËR KOMBIN

 

Prof.dr. Simë Gjona Dobreci

Gazetari dhe publicisti Gjekë Gjonaj u prezentohet lexuesve shqiptarë edhe me një vepër të re.  Ai kësaj herë  botoi nën firmën e Shtëpisë Botuese “ Gjeregj Fishta”  në Lezhë   librin me titull    “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve”, i cili u finacua me mjetet financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Përzgjedhja e veprave  letrare dhe shkencore të autorëve të njohur shqiptarë  të cilat zënë vend në këtë libër  të rëndësihsme  rëndësishme  për kombin tonë.

Autori, me analizat bindëse që u bënë këtyre veprave monumentale për shqiptarët, shpreh pikëpamje, vlerësime dhe qëndrime vetjake me të cilat  na njeh me  historinë, trashëgiminë kulturore, traditën, etnogjenezën, lashtësinë shqiptare kulturën gjuhësore, kulturën materiale dhe shpirtërore, të cilat do t’i shërbejnë lexuesit në ngritjen  e zgjerimit të njohurive të tij për popullin shqiptar   dhe nivelit  të tij kulturor e  intelektual.

Andaj konsideroj  se duhet t’i jemi mirënjohës  publicistit Gjekë Gjonaj për këtë vepër  koncize, të plotë dhe të detajuar, e cila do të plotësojë literaturën e deritashme letrare dhe shkencore për shqiptarët, dhe e cila do t’u shërbejë të gjithë dashamirëve të librit dhe të gjithë institucioneve, duke filluar nga arsimi fillor e deri tek ai unevrsitar .