Mali i Zi dhe Shqipëria me pakëtë të përbashkët turistike

April 5, 2014   | Turizmi / Turizam

Azerbajgjan-Gvozdenovic-GjermeniShqipëria dhe Mali i Zi pritet të nënshkruajnë në fund të muajit prill një marreveshje e cila synon krijimin e një pakete të përbashkët turistike dhe organizimin e takimeve të përbashkëta mes operatorëve turistike të dy vendeve.
Gjatë një takimi me Ministrin e Turizmit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenovic, ministrja shqiptare Eglantina Gjermeni e njohu homologun malazez me masat e ndërmarra nga ministria në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit.
Prezantimi i një pakete të përbashkët turistike mes vendeve të Ballkanit do të bëjë të mundur që i gjithë rajoni të konkurrojë në tregun evropian të turizmit.

Azerbajgjan-Gvozdenovic-Gjermeni-1
Pikë konkrete në marrëveshje do të jetë edhe bashkëpunimi ndërkufitar me projekte konkrete, ture studimore dhe ekspertizë në branding dhe njohjen e Shqipërisë me tregun ndërkombëtar të turizmit. Të dy ministrat ranë dakord mbi mundësi bashkëpunimi me projekte konkrete jo vetëm në fushën e turizmit por dhe të zhvillimit urban. Ministrja Gjermeni po ndjek punimet e Konferencës së 57-të të Komisionit të Evropës së Organizatës Botërore të Turizmit.

BalkanWeb