U shënua dita e komunës së Ulqinit – Video

Dita-e-Komunes-se-Ulqinit-1Me rastin e dites së Komunës së Ulqinit ku edhe njëherit parashihet fillimi i sezonit turistik, në qytetin tonë janë mbajtuar aktivitete të shumta si në Komunë, Qendër për kulturë ashtu edhe në plazhin e vogël, kurse në hotelin Mediteran është organizuar program i begateshem kulturo – artistik, ndërsa pas kësaj është organizuar koktej për të gjithë të ftuarit.

Dita-e-Komunes-se-Ulqinit-Vujanovic-Topi-Beci

Mbas solemnitetit që u mbajt në Qendër për kulturë të shtunen, në të cilin morrën pjesë kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq, nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi Sulo Mustafiq, ambasadori i Shqipërisë dhe i Kinës, përfaqësuesit e komunave të Tivarit, Plavës dhe Pejës, si dhe disa deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe Kosovës. Ndër të pranishmit ishin dhe ish kryetari i Shqipërisë Bamir Topi dhe delegacioni i Shoqatës së Ulqinakëve në Durrës.

Dita-e-Komunes-se-Ulqinit-Fatmir-Gjeka

Fjalimi i Kryetarit Gjeka, Vujanoviq dhe Haxhibeti me rastin e dites se Ulqinit

I nderuari kryetar Vuajnoviq, i nderuari Kryetari i Kuvnedit,të nderuar qytetarë, të nderuar Ministër, Deputet në parlamentin e Mal të Zi, të nderuar përfaqesues të korit diplomatik,te nderuar Kryetar te Komunave, te nderuar keshilltar, të nderuar përfaqësues të mediave, të tenderuar mysafire të Kuvendit.

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka u shpreh, që është nder, por edhe përgjegjësi të jesh në krye të vetqeverisjes lokale duke thënë që vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe konsensus mund të ndërtohet Ulqini i ri. Ai shtoi që do të punojë për avancimin e marrëdhënieve me Qeverinë e Malit të Zi.

Dita-e-Komunes-se-Ulqinit-Vujanovic-Fatmir-Gjeka

Kurse ne fjalimin e kryetarit të Malit të Zi Filip Vujanoviq i cili qëndroi gjatë ditës së shtunë  dhe që mori pjesë në mbledhjen solemne të ditës së komunës së Ulqinit.

Kryetari Vujanoviq theksoi se Ulqini ka resurse të jashtëzakonshme, të cilat mundësojnë jetë më kualitative, sidomos resurset turistike duhet të avancohen me bashkëpunim të Podgoricës me Ulqinin si dhe komunikim të mirë më bashkësinë ndërkombetare.

Dita-e-Komunes-se-Ulqinit-Fuad-Haxhibeti-

Ndërsa kryetari i kuvendit Fuad Haxhibeti theksoi që pushteti i krijuar pas zgjedhjeve të janarit është shpresë e qytetarëve të Ulqinit.

Haxhibeti theksoi se kemi nder por edhe obligim që qytetareve të ju ofrojmë programe konkrete me qellim që ti plotësojnë nevojat e tyre.

Në ditët kur festojme, eshte momenti i duhur qe te njoftohen qytetaret, por edhe mysafiret tane, me aktivitetet qe po i ndermarrim, dhe në këtë mënyre të krijojmë parakushtet reale qe Ulqini më në fund të niset drejt zhvillimit.

Në fund Kryetari Vujanoviq, Kryetari Fatmir Gjeka si dhe Kryetari i kuvendit Haxhibeti edhe një herë shprehin urimet ndaj qytetaëve të Ulqinit:

Ju urojm ditën tuaj, ditën e Komunës sonë duke ju dëshiruar lumturi, suksese në jetën e përditshme, shëndet ju dhe familjeve tuaja.

YouTube Preview Image

Me shumë Foto: Fototeka E Ulqinit Facebook