Dështimi në politikën e zonës së pasurisë detare nga Muhamet Nika

April 7, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

RIVIERA-ULQINITShkruan:  Muhamet Nika

INJORIMI I LIGJEVE    ËSHTË RREZIK , POR MUNGESA  E ALTERNATIVËS  ËSHTË RREZIK NË KATROR?!

Nëse sjellim një çikë kokën pas për të shikuar dështimet politike dhe ekonomike tonat, gjatë këtyre dy dekadave për  të kundruar situatën se  ku kemi dalë prej rruge , ku kemi bërë zik –zake të panevojshme ose  kur na e futen apo iu futem në këmbëzën në  këto punë nuk do të ishte keq. E në se e bëjmë këtë do vërejmë që ne ishim  po thuajse totalisht të pa përgatitur për këtë kohë e sidomos në politikën e  planifikimit dhe privatizimit që ndodhi  nga shteti  po edhe nga vetëqeverisja vendore në Ulqin. Rishqyrtimi  i kësaj kohe  do duhet të bëhet doemos , jo për të ndëshkuar veten apo për të  gjykuar e dënuar  ata që jetuan në këtë kohë , por për të mësuar se si duhet të ecim në të ardhmen duke çuar dorë nga praktikat e këqija me të cilat dikush nga një herë di edhe të mburret se ka vepruar mirë.  Ose edhe më keq duke na ofruar  sërish shabllonin e dështuar  si zgjidhje të problemit edhe sot..

DËSHTIMI NË POLITIKËN E  ZONËS SË PASURISË DETARE

Shpesh herë kur hapen debate rreth  zonës së Pasurisë Detare, dhe vijës së demarkacionit të saj këtu në Ulqin, nuk hamendemi fare  , për të shikuar në të njëjtën kohë edhe dështimet tona si pushtet vendor. Mendojmë në momentin kur konstatojmë se fajin për këtë e ka  vetëm republika e cila bëri centralizimin  total të te  gjithë  kësaj  pasurie aty nga viti 92…?!!  Por si  erdhi deri te kjo gjendje  aktuale dështuese e  kapitulluese  dhe kush e ka fajin  nga ne, duke e trajtuar problemin  NË LINJËN shkak –pasojë,  bëhemi sikur  nuk e  dimë. Ose më mirë të themi nuk duam ta dimë….  Në fillim  gjënë e parë që duam  të  sjellim në kujtesë  nga takimi  i  parë të pushtetit vendor me ata të  republikës që erdhën atëherë  në Ulqin , për të  kumtuar qëllimin e qeverisë  rreth formimit të një  ndërmarrjeje në Budvë,  e  cila  do të merrte  në dorëzim zonën e Pasurisë  Detare, ajo që  ra në sy, ishte  se të gjithë ata ishin të veshur me do tesha tepër të thjeshta dhe pa syze  me xhama të trashë  e të zi,” ose me “ takym teget të mbylltë”  ashtu siç erdhën  në takimin e dytë  pas 20 viteve….Administrimi i tyre me këtë pasuri, kishte bërë që ata  të ndërronin  me veshje dhe delikatesën e bontonit të ri  zyrtar  në raport me pushtetarët vendor. Shihej sikur   atyre u kish mbetur  të tregonin se ata ishin padronët realë  të kësaj pasurie e kjo hetohej edhe nga limuzinat  e zeza të tyre?!!!

Po si erdhi derti te kjo dhe  aka faj politika nacionale, ne themi se po..?!!.

Deri në vitin 93- 94( nëse nuk gabohemi) me të gjitha plazhet e Ulqinit administronte komuna e cila ia kish besuar ndërmarrjes së vet  publike Komunales. Por jo vetëm kaq, në emër të mirëmbajtjes  së  Plazhit të Vogël p.sh, Komuna i detyrohej në atë kohë  asaj  në shumën prej  50 mijë  Markash*eurosh për çdo vit. Ndërsa  nga ana e vet për të mbuluar gjoja humbjet ish-drejtori i  komunale,  kërkonte shumën shtesë prej  100 mijë  eurosh…?!  Ndërsa  paratë e mbledhura nga  shitja  e biletave hyrëse dhe rekuizitave tjera   të plazhit  nuk ishte i gatshëm  t’i arsyetonte. Thjesht ndërmarrja  në këtë drejtim thuhej se punonte me humbje , po nga ana e tjetër,  po krijonte edhe një praktikë  tepër të keqe që çonte nga evitimi i kontrollit të te hyrave dhe të te dalave nga themeluesi i  që ia kish besuar administrimin e zonës së të mirave detare. Veprim i  këtillë i  mos dhënies  llogari në komunën e Ulqinit u shndërrua  më vonë po duket në  një epidemi (pandemi)  që përfshiu të gjitha poret e pushtetit…?!! Mirëpo raportet  ndryshuan ,ndërmarrja e Pasurisë Detare filloi administrimin  e vet të ri të   brezit detar. Kuptohet se kjo ndodhi,  në momentin ,  kur  komuna nuk kish  pranuar që një pjesë simbolike  të te  hyrave, prej disa 10 tra mija eurosh  t’ia kalonte ndërmarrjes të  sa po formuar  si qira  ashtu si komunat tjera dhe ajo si komunë,  edhe më gjatë të vazhdonte të vilte mjetet në zonën e pasurisë detare.

Problemi i marrjes së kësaj pasurie u mundua të neutralizohej duke e politizuar atë dhe në fund duke u kënaqur që  Pasurinë Detare si term   ta përkthenin si kalk me natyrë të serbishtes “(Të Mirat Detare-Morsko dobro)”. Tjetër e  quajtën,  siç thanë  vetë “ Morsko  zlo” ,  duke harruar nga ana e tjetër , se për mungesë vizioni e strategjie , ata në këtë punë i binte të  ishin “ Ljudsko  Zlo”…?! Po duket se  ata   në këtë kohë  nuk    ishin në gjendje të pranonin lehtë humbjen e këtij burimi që keq menaxhohej  edhe pse “Çarshija” fliste me të madhe për abuzimet me të hyrat  nga kjo pasuri.

Realisht, duke mos pranuar kushtet për hesape të veta “ e në emër të popullit” po del që ishim   për gjithë kohën të gjithë në lajthitje.  Sot,  në këtë zonë   krijohet  një pasuri prej rreth 1miljon eurove   për të cilën kemi pasur shansin e mirë ta  administronim duke paguar disa 10 mija eurosh të përmendura parash. Po duket që  te politika e pushtetit vendor dhe  ndërmarrjes dominoi logjika në se mua duhet të më ngordhi lopa , le t’i ngordhë e dhe tjerëve…?!!!

Realisht , kur bëjmë hesapin , për këtë situatë, nuk e dimë se cilin term  është më mirë të përdorim” Morsko zlo apo Ljudsko zlo…?!!  Kthyer  në shifra, nëse si vjet , Ndërmarrja  e Pasurisë Detare planifikon të shpenzojë  500 mijë euro , ne të paktën në këtë zonë mbetëm të mangët në investime  për rreth 5 miljonë E .   për të cilat  më shumë na  e ka fajin “Ljudsko zlo”…?!!!

Cila ishte nxitja për shkrimin e testit

Cytja për të shkruar këtë test, është pësimi që mund të kemi  së rish , në këtë situatë, rreth privatizimit të pjesshëm apo të tërësishëm të ndërmarrjeve komunale që  priten të privatizohen sipas ligjit dhe të cilat përsëri punojnë me humbje(ashtu si  dikur zona e pasurisë detare) . Këtu vërtetë kemi një punë që se rrokë logjika,  sepse Uji ,  gjatë 7 muajve të vitit lëshohet nga  malet e Anës së Malit  duke kluar  nëpër sahat dhe duke  dalë  para  e gatshme…?!!! Athua çfarë të thuhet kur të ndodh  administrimi i ri dhe nuk do të ketë më  humbje të ujit  në masën prej 60 %në  RRJET siç ndodh tani…?!!! Unë mendoj , që përgjigjen më të mirë  në këtë pyetje e bëri  para pak vitesh , vetë njëri nga drejtorët e Ujësjellësit në Vjenë –Austri, gjatë një vizite, ku isha prezentë edhe vetë  në  një delegacion parlamentar të qytetit të Ulqinit, kur i  pyeti kolegët e vet të ujësjellësit nga Vjena :” Se si e keni hallin  me vjedhje, a u vjedhin ujë  se neve na këputen,  dhe se   kur u vjedhin qytetarët si veproni”- Kurse  ata mbetën me gojë hapur dhe s’kishin përgjigje… Thjeshtë  u pa  se edhe Evropa  punëve tona nuk  di t’iu nxjerrë bishtin.

Çka e shoqëron shqetësimin rreth përsiatjes së gabimeve të kaluara …?!

Por  ajo që e shoqëron shqetësimin tonë rreth fatit të komunalës dhe GJITHË  sektorit publik në përgjithësi  është  injorimi në heshtje  sërish  i privatizimit nga pushteti vendor  që pritet të ndodhë   deri ka fundi i vitit sipas praktikave të vjetra. Fundi i vitit    këtë sektor duhet ta gjejë të transformuar gjithë se si, mirëpo kjo  nuk po ndodh  . Madje edhe këshillat drejtuese të tyre  janë duke u zgjedhur sipas metodës së vjetër.  Sipas nesh kjo metodë pune , krijon hapësirë , që komuna me ligj të hupë pasurinë e  këtij sektori ashtu si ndodhi me ndërmarrjet  e më pashme shtetërore … Neve mund të mos na pëlqejnë ligjet, dhe kjo është rrezik , por injorimi  i tyre pa alternativë dhe strategji është rrezik në katror.

Andaj,  unë vërtetë kam të drejtë të pyes: Si është e mundur të ndodhin sërish  gjithë këto dështime, kur kemi  sa të duash  parti, e  eksperta …; kur   na  lindi edhe  Këshillin Kombëtar Shqiptar nga ai  nacional…, e për Ditë të Ulqinit , promovojmë  edhe punën e Institucioneve vendase ulqinake  për Kërkime Shkencore e Zhvillim…..??!!!! Vallë çfarë është duke ndodhur me ne…?!!!