Biden takon Gjukanoviçin: Mbështesim integrimin e Malit të Zi në BE

April 9, 2014   | Politika

Biden-GjukanoviqSituata në Ballkan dhe presioni i Rusisë ndaj Ukrainës kanë qënë në fokus të bisedimeve mes Zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden dhe kryeministrit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, Biden ka lavdëruar Malin e Zi për progres drejt integrimit në NATO dhe tha se Shtetet e Bashkuara i mbështesin aspiratat e Podgoricës për afrim me Bashkimin Evropian.

Zëvendëspresidenti Biden, gjithashtu, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico, ku u diskutua për shqetësimet lidhur me shkeljen e sovranitetit të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe për zgjedhjet e ardhshme në Ukrainë.

Biden e ka falënderuar Sllovakinë për ndihmën që i ka dhënë Ukrainës në çështjen e ndryshimit të rrugëve të furnizimit me gaz.

Shtetet perëndimore konsiderojnë se kjo është çështje madhore në reduktimin e varshmërisë së Evropës nga gazi i Rusisë.

RFE/RL