Protestë për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi në Uashington

April 9, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Protest- Washington-Shqiptaret-Mal-i-ZiNjë numër shoqatash shqiptare në Shtetet e Bashkuara u mblodhën sot përpara Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët në Mal të Zi.

Demonstrata u organizua me rastin e vizitës në Uashington të Kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç, përpara takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Nënpresidentin Joe Biden.

Shqiptaro-amerikanët, pjesmarrës në demonstratën e sotme në Uashington, përfaqësonin shoqata nga Nju Jorku, Detroiti dhe Çikagoja.

Ata thanë se ishin mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë për të ngritur zërin kundër asaj që ata e quajnë politikë diskriminuese të qeverisë malazeze ndaj shqiptarëve. Protestuesit thanë se shqiptarët e Malit të Zi duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat sipas konventave të botës demokratike.

Pashko Gjokaj, kryetar i shoqatës Malsia e Madhe në Detroit, tha se shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë  të drejta të barabarta si të gjitha pakicat e tjera.

Don Fran Kolaj, famulltar i Kishës së Shën Palit në Detroit, thotë se shteti malazez, megjithë premton liritë nacionale, kur vjen puna te çështja e shqiptarëve ai nuk i praktikon dhe nuk i realizon ato me kushtetutën e vet.

Mark Gjonaj, anëtar i asamblesë së Nju Jorkut, është shqiptari i vetëm që përfaqëson komunitetin në një organ të rëndësishëm si asambleja e shtetit:

Protest- Washington-Shqiptaret-Mal-i-Zi-4

“Zemra ime është plot kur shikoj kaq shumë shqiptarë nga të gjitha territoret shqiptare të mbledhur bashkë, nga Kosova, nga Shqipëria, nga Mali i Zi,  nga Çamëria, për të diskutuar çështjet e trajtimit të shqiptarëve në Mal të Zi, nuk ndjej veçse gëzim. Ky bashkim në vetvete dërgon një mesazh të fortë jo vetëm për qeverinë e Malit të Zi por për të gjithë udhëheqësit shqiptarë, se ne jemi ketu per ata, se do te jemi zëri për gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe në të gjitha territoret shqiptare.”

Disa prej pjesmarrësve në tubim u bënë thirrje qeverive në Tirane dhe Prishtinë që të interesohen për rregullimin e statusit të shiptarëve në Mal të Zi.

Ata thonë se fakti që janë kaq shumë shqiptarë të Malit te Zi që jetojnë në emigracion provon se ata nuk gezojnë te drejta në territoret e tyre.

Zëri i Amerikës

UASHINGTON : Shqiptarët e Amerikës protestuan kundër Kryeministrit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq

BEQIR SINA, WASHINGTON D.C

WIHTE HOUSE – WASHINGTON D.C: Ndërkohë, që në Shtëpinë e Bardhë, Nën/Presidenti i SHBA, Joseph Bajden u takua dhe po zhvillonin bisedime të martën me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq për të diskutuar situatën në Ballkan, mbas presionit të Rusisë në Ukrainë, jashtë saj përball gardhit të hekurt, u zhvillua një protestë, e cila ka qenë më e madhja e dekadës së fundit nga shqiptarët e Amerikës.

Kan qenë më shumë se 500 shqiptaro amerikanë, kryesishtë ata me origjinë nga Mali i Zi, të cilët e organizuan atë dhe të mbeshtetur nga shqiptarët, nga Shqipëria, Kosova, dhe të gjitha trevat, që dolën së bashku për të protestuar kundër kryeministrit malazezë Gjukanoviq, të cilin ata e mbajnë përgjegjës për atë politikën diskriminuese të qeverisë malazeze që ndjek ai ndaj shqiptarëve.

 Protestuesit me këtë rast thanë fuqishëm se zëri i tyre duhet të dëgjohet se shqiptarët e Malit të Zi duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat e pakicave sipas konventave të botës demokratike, dhe ligjve ndërkombëtare për lirinë dhe të drejtat njerëzore në botë.

   Shqiptaro amerikanët të ardhur me autobusë dhe makinat private nga shumë qytete të Shteteve të Bashkuara, Detroiti, Bostoni, Çikago, nga zona e “Tri-Shtetshit” Nju Jorku, mbasi qendruan duke protestuar dy orë para Shtëpisë së Bardhë, më pasë marrshuan në mënyrë paqësore disa kilometra deri sa u vendosën duke protestuar edhe për dy orë të tjera para Ambasadës së Malit të Zi në Ushaington.

   Protestuesit, të shumtë në numër thirrën vazhdimisht :” USA-USA, Bashkim – Bashkim!”, ndërsa mbanin në duar flamurin amerikan dhe shqiptarë, ata mbanin parrulla të shumta në shqip e anglisht ku më së shumti bëhej thirrje për drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. Në njërën nga parullat(një shtrishe e gjatë) i bëhej thirrje presidentit amerikan, Obama që t’i thotë ndal aparteidit të qeverisë së Malit të Zi kundër shqiptarëve- dhe shkruhej ” Obama – Stop Apartheid in Monte Negro”.Ndër parrullat kryesore binin në sy ato ku kërkohej : “Të drejta të barabarta për shqiptarët në Mal të Zi! – Racizmi përçan dhe ndanë Malin e Zi! – USA: bllokoje Malin e Zi për në NATO -! Vetëm të drejtat e barabarta për shqiptarët në Mal të Zi! – Nuk ka Integrimi në NATO për Malin e Zi pa të drejtat e shqiptarëve !- Mali i Zi nuk është Demokraci! – Malësi, Çamëria, Presheva, Prishtina, Mitrovica, Dardania, Iiliriada, Sanxhaku, Shqipëria : Ne jemi një! – Gjukanoviçit i takon vendi në Hagë – Nuk anëtarësimin në NATO të Malit të Zi pa shqiptarë, pa marr të marrë të drejtat e tyre – Plavë Guci ne ju mbështesim ju – Qeveria e Malit të Zi diskriminon shqiptarët! – Kriminel lufte është Gjukanoviçi! – Malësia është Shqipëri! – Gjukanoviç dicatatori i fundit Evropian! – Iliria = Epirus është Shqipëria – Shqipëria, Ulqini, Kosova, Çamëria, Shkupi -! Gjukanoviç, tani është koha juaj që të përmbushëni premtimet që u keni dhënë shqiptarëve!  – Aparteidi = Produkt i Malit të Zi -! Gjukanoviç të na japë pronën tonë! Gjukanoviç! mos harro se tani Gjykata e Hagës është duke bërë thirrje ju!Mbas intonimit të dy hymenve kombëtare Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, protestën para Shtëpisë së Bardhë, e ka hapur dhe drejtuar veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare Xhevat Kukaj, ku përmes një fjalimi mbasi ka shpalosur qëllimin e këtij demonstrimi ai ka renditur në mënyrë historike të gjitha padrejtësitë e mëdha të kryera nga Mali i Zi, ndaj shqiptarëve. ” Të cilët, si tha ai janë me shekuj që jetojnë në ato troje, dhe se pa shqiptarët sot nuk do të ishte as Mali i Zi” tha Kukaj.

Më pas kryetari i Fondacionit Palvë e Guci, zoti Esat Gjonbalaj, ka folur për rëndësinë e kësaj proteste dhe se çfarë i ka shtyrë shqiptarët e Amerikës, të dalin-zotë, prindërve,  vëllezërve e motrave të tyre, nën Mal të Zi, kundrjet një regjimi diskriminues dhe aparteid siç është ai i Malit të Zi me kryeministër Milo Gjukanoviqin..Fillimisht në këtë protestë e ka marrë fjalën edhe ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili ndër të tjera, tha se : “Zemra ime është plot kur shikoj kaq shumë shqiptarë nga të gjitha territoret shqiptare të mbledhur bashkë, nga Kosova, nga Shqipëria, nga Mali i Zi, nga Çamëria, për të diskutuar çështjet e trajtimit të shqiptarëve në Mal të Zi, nuk ndjej veçse gëzim. Ky bashkim në vetvete dërgon një mesazh të fortë jo vetëm për qeverinë e Malit të Zi – por për të gjithë udhëheqësit shqiptarë, se ne jemi ketu per ata, se do te jemi zëri për gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe në të gjitha territoret shqiptare.”
ismet-Kurti-protesta

Kryetari i shoqatës Ana e Malit, zoti Ismet Kurti, u kujtojë protestuesve se me përfundimin e luftës së Kosovës me ndihmën e shteteve mike, në krye me SHBA, shpresonte se këtu( në Uashington) nuk do të takoheshin më, për të protestuar për pakënaqësitë tona si komb…..! “Personalisht, tha ai mendova që erdhi koha që çështja kombëtare shqiptare të përmbyllej me diplomaci të shëndoshtë me respekt dhe interes reciprok. Por jo , ndohi e kundërta!”

Ngaqë, si u shpreh ai regjimi 24 vjeçar i Milo Gjukanoviçit, i cili tani i ngjanë një diktature, filloi të tregoi fytyrën e vet të vërtetë anti-shqiptare, duke e aplikuar atë me një asimilim të heshtur, siç ndodhë tek shtet me demokraci të rreme, ashtu si dhe është sot Mali i Zi.

Ndërkohë, për të shprehur realisht gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi , pohoi Kurti, do të rendisja një serë arsye të cilat edhe na kan mbledhur ne sot të protestojmë kundra kryeministrit të Malit të Zi.

“Ne këtu vëllezër e motra, jemi këtu për të kërkuar asgjë më pak dhe asgjë më tepër se sa na takon, në tokat tona, sepse jemi auttokton dhe jemi në trojet tona stërgjyshore. Andaj shteti i Malit të Zi duhet të jetë shumë i kujdesshëm , ngase kjo demostratë, është vetëm fillimi i shprehjes së pakënaqësive tona si shqiptar që duhet t’ua bëjmë të qartë se ne të drejtat tona do t’i kërkojmë deri në fund, sepse vetëm ashtu do shpresojmë se do të i fitojmë ato” tha kryetari i shoqatës Ana e Malit zoti Ismet Kurti, i cili është edhe  një ndër organizatorët kryesore të kësaj proteste.

Zoti Asllan Bushati – Nënkryetari i shoqatës mbarë shqiptare Vatra, i cili foli në emër të Kryetarit të saj Dr. Gjon Bucaj, të degëve dhe të çdo vatrani, përshëndeti për pjesemarrjen në këtë tubim protestuesit duke e quajtur atë shumë të rëndësishëme. “Vatranët, tha Bushati, kanë qenë e do të jenë të pranishëm kudo e kurdoherë që i thërrasin problemet e mëdha të Kombit Shqipëtar.”

“Përderisa Milo Gjukaoviçi Kryeministri i Malit të Zi po kërkonë të tregojë se ky shtet është demokarci – le të flasë pak për padrejtësit ndaj shqiptarëve, të cilat  u shpreh në fjalën e tij funksionari i Lidhjes Demokratike,  professor Nikollë Camaj – janë njësojë si në kohën e Millosheviqit, duke shtuar se ai po mbështeste plotësisht me pjesmarrjen e tij këtë protestët të shqiptarëve të Amerikës, e cila ishte drejtuar kundër asimilimit dhe shkeljeve të drejtave të shqiptarëve në Malësi dhe Mal të Zi në përgjithësi, duke shprehur pakënaqësitë për situatën e shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare” u shpreh professor Camaj.

Shqiptaro-amerikanët, pjesmarrës në demonstratën në Uashington, përfaqësonin shoqata nga Nju Jorku, Detroiti dhe Çikagoja.

Luigj Gjokaj veprimtar i dalluar nga Detroiti, tha se ishin mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadës së Malit të Zi, për të ngritur zërin kundër asaj politike anti shqiptare,  diskriminuese të qeverisë malazeze, ndjekur vazhdimisht ndaj shqiptarëve, shqiptarët shtoi ai nuk kërkojnë gjë tjetër veçse që të gëzojnë edhe ata të gjitha të drejtat sipas konventave të botës demokratike.

Pashko Gjokaj, kryetar i shoqatës Malsia e Madhe në Detroit, edhe ai në krye të kësaj demostrate tha se shqiptarët e Malit të Zi, kërkojnë të drejta të barabarta si të gjitha pakicat e tjera. Don Fran Kolaj, famulltar i Kishës së Shën Palit në Detroit, thotë se shteti malazez, megjithë premton liritë nacionale, kur vjen puna te çështja e shqiptarëve ai nuk i praktikon dhe nuk i realizon ato me kushtetutën e vet.

Protestussit mbasi protestuan para Shtëpisë së Bardhë për dy orë janë drejtuar në mënyrë paqësore drejt Ambasadës së Malit të Zi, duke  marshuar rrugve të Uashingtonit me flamujt amerikan dhe shqiptarë. Ndërsa, tek Ambasada Malazeze protesta ka vijuar duke ngritur zërin fuqishëm, ku protestuesit paqësor ishin të rrethuar nga kordonët e policisë amerikane. Me këtë rast folës të shumtë, disa hapa para hyrjes së Ambasadës me fjalimet e tyre të forta kanë denoncuar vahzdimisht politikën antishqiptare të Gjukanovicit, që siç thanë ata ua mohon shqiptarëve të drejtat më elementare, ndërsa disa herë e krahasuan Milo Gjukaniviçin me Sllobodan Millosheviçin dhe regjimin serb.

Në fund ndërsa u lexua një mesazh përshëndetje për këtë protestë nga kongresmeni amerikan i Miçigenit Gary Piters,  protestën e përshëndetën edhe kandidati për në kongresin amerikan nga Distrikti 20të në New York, zoti Emin Eddie Egriu, presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, zoti Maro Kepi, kryetari i shoqatës Kombi , Artur Vrekaj, Naim Balidemaj, Asllan Bushati, dhe të tjerë.

xheladin-zeneli-protesta

Një peticion me kërkesat për të drejtat e Shqiptarëve në Mal të Zi, i cili u lexua nga ish deputeti i Parlamentit të Malit të Zi, Xheladin Zeneli, u dorëzua në fund  personelit të Ambasadës, ndërsa një përfaqësi me në krye ansamblesitin Mark Gjonaj, në mbrëmje u takuan me kongresistin Eliot Engel dhe kongresisitë të tjerë për t’i bërë të njohur kërkesat e demonstruesëve, dhe kërkesat e shqiptarëve të Malit të Zi.

Protesta e së martës para Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadës së Malit të Zi u organizua nga  9 shoqata(Shoqata ” Ana e Malit ” New York, Shoqata ” Dedë Gjon Luli ” New York, Fondacioni ” Dom Simon Filipaj ” New York,Fondacioni ” Plavë-Guci ” New York,Fondi Humanitar ” Malësia ” New York,Shoqata Atdhetare ” Malësia e Madhe ” Detroit Shoqata  Atdhetare ” Kraja ” New York, Shoqata ” Ulqini ” Çikago, dhe Rrënjët Shqiptare të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gjitha me origjinë nga vendbanimet e tyre historike në Mali i Zi – Protesta pati si nga hera edhe mbështetjen të disa organizatave dhe shoqatave të tjera shqiptare si Federata PanShqiptare VATRA,  Kombi  nga Usteri – Massachusetts, dhe Kisha e Shën Palit në Miçigan .