Ardita Rama: S’falet mungesa e bashkëpunimit me shqiptarët e Mal të Zi

April 11, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti
Ekspozite - Shtypi shqiptar ne Malin e Zi-TiraneNga Dhurata Hamzai
TIRANE– “Shqiptarët e Malit të Zi jetojnë në shtete të ndryshme, por kanë një shtet shpirtëror, traditën e përbashkët e të stërlashtë, gjuhën e përbashkët e të stërlashtë”, thotë Emil Lafe. Po si kanë mbijetuar ata me traditat, gjuhën dhe zakonet e tyre më të lashta ilire. Për këtë është hedhur dritë dje përmes një aktiviteti që ka zhvilluar Biblioteka Kombëtare dhe Akademia e Shkencave në Tiranë.
Ekspozite - Shtypi shqiptar ne Malin e Zi-Tirane-1Është zhvilluar veprimtaria promovuese për revistat kulturore-shkencore: ”Dija”,”Lemba”,”Gjon Buzuku” dhe ”Malësia”.  Dje në takim morën pjesë profesor Gani Karamanaga, drejtuesja e Bibliotekës Ardita Rama,

botuesit Hajro Ulqinaku, Gazmend Çitaku, Simë Dobreci, Ali Salaj dhe Nik Gashaj. Sipas drejtueses së bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, ky ka qenë bashkëpunim “padrejtësisht” i munguar. Drejtuesja e Bibliotekës së Ulqinit për herë të parë vjen zyrtarisht për të krijuar kontaktet me Shqipërinë.Drejtori i bibliotekës Kombëtare Tiranë, Aurel Plasari u shpreh se ky takim i parë është një takim njohje dhe diskutimi për koleksionet e botimeve të shqiptarëve të Malit të Zi me të cilat do të vijojë të plotësohet edhe biblioteka kombëtare. Me ardhjen e tyre në Tiranë u mundësua edhe një ekspozitë me koleksionet e shtypit të Malit të Zi në një nga sallat e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Ndërkohë, profesor Emil Lafe si përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka qenë një ndërmjetës mes kolegëve dhe punonjësve të shtypit për të krijuar lidhjet e një bashkëpunimi kulturor dhe shkencor me shqiptarët e Malit të Zi. Ndërkohë, drejtuesja e Bibliotekës së Ulqinit Ardita Rama rrëfen barrierat që janë krijuar gjatë dekadave për arsye të ndryshme, dhe “fatkeqësisht pa ndonjë shkak” gjatë 20 vjetëve të fundit për kontaktet kulturore me “tokëm amë”, siç e quan ajo Shqipërinë.
Ekspozite - Shtypi shqiptar ne Malin e Zi-Tirane-7
Zonja Ardita, ju përmendët se ka një mungesë bashkëpunimi institucional mes shqiptarëve të Malit Zi dhe Shqipërisë. Pse ka ndodhur kjo?
-Është hera e parë që unë vij në një bashkëpunim zyrtar me Shqipërinë. Përgjigjen e mungesës ndoshta duhet ta kërkoni tjetërkund jo te ne. Unë disa herë kam bërë përpjekje që të gjejmë rrugë bashkëpunimi në mes të bibliotekës publike të Ulqinit dhe Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Atje jemi e vetmja bibliotekë shqipe në Malin e zi dhe kemi shumë nevojë për një përkrahje të shtetit amë. Kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me bibliotekat në Kosovë, ndërsa bashkëpunimin me bibliotekat në Shqipëri, posaçërisht me Bibliotekën Kombëtare ne duhet ta kemi më intensive.Pse pikërisht profesor Emil Lafe ka ndihmuar për këtë bashkëpunim. Cilat janë lidhjet e tij me Ulqinin?
-Profesor Emil Lafe është mik shumë i dashur yni dhe shpesh e kemi pasur mysafir në bibliotekën tonë dhe ai e pa të udhës se në këtë prezantim të shtypit në Mal të Zi të jem edhe unë si përfaqësuese e bibliotekës së qytetit të Ulqinit për çka unë e falënderoj sepse mendoj që nuk e di sesi do të ndodhte ky takim apo kjo veprimtari po të mos ishte profesor Emil Lafe.

Ekspozite - Shtypi shqiptar ne Malin e Zi-Tirane-2Mendoni se studiuesit e Kosovës kanë gjetur pasuri studimore aty që kanë bashkëpunuar?
-Përveç kësaj shkaqet janë edhe historike. Shqiptarët që jetojnë në Malin e Zi janë më ngushtë të lidhur me kosovarët, sepse vet historia ishte  tillë që mundësitë e komunikimit ishin të pakta me shtetin amë. Kjo nuk do të thotë se kanë kaluar vite e vite kur u hapën kufijtë se është shumë e pafalshme që gjatë 20 vjetëve nuk u mundësua më tepër ky bashkëpunim  pas rënies së diktaturës. Megjithatë unë shpresoj se gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit amë do të dinë të bashkohen…Çfarë di ti për sakrificat me të cilat është ruajtur kultura dhe gjuha shqipe tek shqiptaret e Malit të Zi?
-Sakrificat janë të mëdha dhe nuk ka qenë e lehtë të ruhet kultura dhe gjuha në një shtet ku ne përfaqësojmë pakicën, por ne mund të themi se gjithmonë kemi pasur njerëz të cilët kanë flijuar jetën e tyre për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe duhet të theksoj se fatmirësisht, biblioteka Ulqinit si e vetmja e këtij lloji me qendër e shqiptarëve që sot jetojnë në Malin e Zi arrin të ketë numër të madh materialesh.
Ekspozite - Shtypi shqiptar ne Malin e Zi-Tirane-3
Cila është historia e Bibliotekës së Ulqinit?
-Biblioteka u themelua në vitin 1884. Kështu shkruhet, por në fakt unë në disa burime kam gjetur se biblioteka u themelua në 1881. Kjo është një nga bibliotekat e para ë rajon. Në atë kohë u themelua si një sallë leximi, por më vonë dalëngadalë u shndërrua në bibliotekë të mirëfilltë dhe duhet të them se kohët e fundit hasëm në vështirësi të shumta dhe kemi mungesë të librit në gjuhën shqipe. Dhe ne nuk kemi mënyrë tjetër përpos bashkëpunimit me individë, me shoqata që ta përmbushin atë me një numër të konsiderueshëm me botime shqipe.

Që prej kur filloi sistemimi i literaturës shqiptare në këtë bibliotekë?
-Duhet t’u them që prej tërmetit  të vitit 1979 një pjesë e madhe e fondit të bibliotekës është shkatërruar. Po ashtu ajo humbi shumë nga fondi i saj gjatë Luftës II Botërore. Shumë pak material është ruajtur gjatë Luftës II. Ajo që sot kemi i takon periudhës së pasluftës.
Ekspozite - Shtypi shqiptar ne Malin e Zi-Tirane-4
A ka pasur edhe zhdukje të qëllimshme të literaturës shqipe në këtë bibliotekë gjatë viteve 60?
-Natyrisht që pas vitit ‘67 është filluar që sistematikisht të blihen librat në gjuhën shqipe. Para ‘67-ës e besoni apo jo vetëm 110 libra figuronin në bibliotekën e gjuhën shqipe në Ulqin në një qytet ku 98 për qind janë shqiptarë.

Ekspozite - Shtypi shqiptar ne Malin e Zi-Tirane-5Sa vite keni që punoni në këtë bibliotekë?
Kam 16-17 vjet që punoj aty. Unë jam profesoreshë e gjuhës gjermane, por librin e kam pasion. Nëna ime ishte bibliotekarja e parë që ka punuar në Ulqin në vitin 1975 dhe fal saj u arrit që biblioteka e Ulqinit të jetë më e mira në rajon dhe të pasurohet me materiale në gjuhën shqipe.Cila është origjina juaj?
Jam shqiptare e Malit të Zi. Babai im Mehmet Bardhi është profesor i gjuhës shqipe dhe kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të zi. Ai është ndër të parët që luftoi për të drejtat e shqiptarëve. Nëna ime është bijë nga Prishtina, un kam lindur e jetoj në Ulqin, ndërsa babanë e kam nga Kraja dhe studimet i kam kryer në Prishtinë.

Shqiptarja.com