“Nuk dua gjë” në Restorantet e Podgoricës paguhet 50 centë!

April 11, 2014   | Turizmi / Turizam

ujiNjë kafene në Podgoricë në menynë e vet e ka futur edhe “nuk dua gjë” dhe këtë ajo e paguan 50 centë.

Bëhet fjalë për kafen në Podgoricë në të cilën, për shkak të afërsisë me shkollën – gjimnazin, në të hyjnë nxënësit që nuk porosisin asgjë ose lypin vetëm një gotë me ujë.

Për t’i dalë mbanë kësaj praktike, në menynë e vet lokali ka futur kategorinë “nuk dua gjë” dhe për këtë paguhet gjysmë euro, shkruan gazeta Vijesti.

Kamerierët e kafes thonë se nxënësit te ta ndjehen si në shtëpi të vet, se shpesh aty hanë e pinë atë që e kanë sjellë nga shtëpia e madje nga njëherë edhe flenë.

Ata thonë se në kafe hynë dhjetë, tre nga ta porosisin kafe e shtatë të tjerë thonë se nuk “nuk dua gjë”.

Pronari i kafes e ra ndër mend kjo pasi njëri nga kamerierët tha se do të ishte që “nuk dua gjë”, të paguhet 50 centë.

Thonë se “kjo politikë afariste” dha fryt e tani gjimnazistët rrallë kërkojnë një gotë ujë se “nuk dua gjë”.
(Fotot: Ilustrim)

© KOHA.net