Nderohet kryetari Gjeka për kontributin ulqinak në Durrës + Foto

April 12, 2014   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Dako_GjekaMirënjohje për kontributin ulqinak në Durrës

Durrës, 11 prill 2014 – Kryebashkiaku Dako duke respektuar kontributin e komunitetit të ulqinakëve në Durrës, që në vitet 20 të shekullit të kaluar, i dorëzoi shoqatës “Ulqini” një certifikatë mirënjohje të Bashkisë Durrës për aktivitetin e kësaj shoqate.

Kryebashkiaku Dako është bërë jo vetëm pikë referimi për prezencën ndërkombëtare në Shqipëri, por edhe pikë referimi mbarë shqiptare. Në vite kryebashkiaku durrsak ka pasur takime pune, kortezie, miqësie me qeveritarë lokalë nga të katër anët e trevave të banuar nga shqiptarët në Ballkan. Të zgjedhurit lokalë shqiptarë etnikë nga Presheva në Strugë, nga Prizreni në Tetove, madje edhe nga komunat e banuara nga arbëreshët në Itali kanë gjetur te z. Dako një homolog të denjë dhe një patriot të mirë.

Në takimin kokë më kokë ndërmjet Dakos dhe kryetarit të sapo zgjedhur të Ulqinit z. Fatmir Gjeka u zbuluan peripecitë e zgjedhjes së tij kryetar në Ulqin. Dako konfirmoi, që ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Bushati dhe Hoxhaj ushtruan ndikimin e tyre pozitiv, që faktori shqiptar të bashkohej në zgjedhjet lokale të shkurtit në Mal të Zi, kështu që Ulqini të drejtohej sërisht nga një shqiptar. Ndikimi i dy ministrave ishte i drejtpërdrejtë me telefonata dhe i vazhdueshëm deri në arritjen e konsensusit mbarë shqiptar në Ulqin.

Mencurisht Kryebashkiaku Dako theksoi faktin e ekzistencës së vijës së kuqe, ku sherret ndërpartiake duhet të shuhen për hir të objektivave mbarë kombëtarë. Me të drejtë Dako nënvizoi se fitorja e Fatmir Gjekës në Ulqin nuk është thjesht me interes lokal, por më gjerë. Ky takim nxorri edhe një herë në pah një dimension të ri të kryebashkiakut durrsak atë të të qenit një figurë me rezonancë mbarë shqitare jo thjesht lokale, jo thjesht durrsake.

/gje. th. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

Durreslajm.com
Foto Arta Hasanaga Facebook