Përfundon Fest edicioni i VII Lojnave Popullore në Oblik – Shkodër + Foto

April 13, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Fest edicioni i VII  Lojnave Popullore-Oblik - Shkodër-Sot 12 prill 2014 në Oblikë Ana Malit – Shkodër u mbajten  “ Lojrat popullore fest” edicioni i 7-të, i organizuar nga organizata THE DOOR Albania.

Në këtë eveniment kulturorë ishim të ftuar dhe ne,  OJQ “Biznis Klub Ana Malit”  ku në garat e futbollit në finalen Zus 0:2 Oblikë ku dorëzimin e kupës për ekipin fitues, në shenjë respekti e bëri z. Kabil Kurti, kryetari i BKA-së, të ashtuquajtur kupa pranverore “Aldin”.

Në kuadër të BKA-së tashmë dihet që është dhe SHA “Tradita”, ku morën pjesë në garë me vallet foklorike tradicionale.

Fest edicioni i VII  Lojnave Popullore-Oblik - Shkodër-1

Në lojrat popullore fest ku për herë të parë në Amfiteatrin Natyrorë në Fermen Ekosociale – Oblikë u mbajtën shumë gara në lojra të ndryshme tradicionale ku  nuk mungoi edhe pjesëmarrja e madhe e shoqërive artistike kulturore nga rrethet tjera,  nga Kosova morën pjesë shoqëria e të rinjve  nga qyteti i Kaçanikut, nga rrethet tjera të Shqipërisë si: Rubiku, Vlora, Dajçi, Berdica, Vau Dejes, Komuniteti Egjiptian dhe disa shkolla me performancat e tyre etj.

Si vendase mori pjesë SHA “Ana Malit” pjesa e Shkodrës dhe Ana e Malit pjesa e Ulqinit e përfaqësuar nga SHA Tradita ku prezantimi u bë në një umbrellë i te dy pjesëve të Anës së Malit i ashtuquajtur “Ana e Malit e Bashkuar”.

Fest edicioni i VII  Lojnave Popullore-Oblik - Shkodër-2

SHA “Tradita ” si përfaqësuese e Anës së Malit të Komunës së Ulqinit u korurzuar me 2 çmime nga juria e Fest Lojës:

Për vallën me motive folklorike “Rituali i ceremonisë së dasmës” SHA Tradita Ana Malit – Ulqin mori çmimin e II (dytë),              dhe

Për trupen më të mirë, vendi I (parë),  i jepet shoqërisë “Ana Malit e Bashkuar” ku janë ndarë dy diploma me të njëjtin çmim për SHA “Tradita” Ana Malit Ulqin dhe SHA “Ana Malit” Shkodër.

 

Administratorja BKA-së

Senada Hoxha