45 vjetori i gur-themelit të Shkollës së re në Katërkollë nga Rexhep Lleshi

April 14, 2014   | Shtypi / Mediji

Rexhep-LLeshiNga Rexhep Lleshi: ”E VËRTETA ime”

SOLIDARITETI I POPULLIT TË KROACISË

Në tërmetin e nëntorit 1968. u dëmtuan shumë godina shkollore, si e Shkollës Amë edhe të paraleleve të ndara. Organet e shkollës, me arsye kërkonin ndërtimin e objekteve të ri, të që do t’u përgjigjen kërkesave bashkëkohore. Nevoja më e madhe ishte për ndërtesë të Shkollës Amë dhe kërkesa e tillë iu parashtrua organeve kom- petente në komunë dhe u publikua. Ajo ishte tejet e rëndësishme dhe kryesisht hasi në mirëkuptim, u aprovuar.
Komuna e Ulqinit, si themeluese e shkollës fillore, gjegjësisht organi i saj, Bashkësia Themelore e Arsimit, mori qëndrim që në Vlladimir të ndërtohet godina e re e Shkollës Amë. U ndërmor aktiviteti në miratimin e akteve administrative e teknike dhe u caktua vendi në ish lokalitetin e kazermës së ushtrisë Jugosllave.
Mjetet financiare për ndërtimin e kësaj shkolle do t’i sigurojë Lidhja Socialiste e Popullit Punues të Kroacisë, në formë ndihme solidare për eliminimin e pasojave të tërmetit të nëntorit. Shkolla në Vlladimir do të jetë dhuratë e Republikës së Kroacisë. Në emër të kësaj ndihme, udhëheqja e republikës fqinje, në biseda me përfaqësuesit e komunës sonë ishte angazhuar që shkolla e re të mbajë emrin e shkrimtarit kroat, Vlladimir Nazor. Propozimi i dhënë, për ndërrimin e emrit të shkollës tonë nuk ndeshi në mirëkuptim te qarqet komunale dhe nuk u pranua.
Falë angazhimit të mëtejmë, në vendin e caktuar, në mënyrë solemne,
më 15. prill 1969. u vu gur-themeli i ndërtesës të shkollës së re.
Me këtë rast të veçantë ishin prezent mysafirë të shquar, udhëheqësit e Komunës Ulqin, kryetari Lluka Knezheviq, të Republikës së Malit të Zi, Bllazho Jovanoviq, kryetari i Konferencës Republikane të LSPP të Kroacisë, Stjepan Iviq, të tre me bashkëpunëtorë e të ftuar të tjerë.
Mysafirët e nderuar, udhëheqësit e lartë politiko-shoqëror e shtetëror i priti, përshëndeti, uroi mirëseardhje dhe përzemërsisht i falënderoi ish drejtori i shkollës Junuz Divanoviqi. Gur-themelin e shkollës së re, në emër të popullit punues të Kroacisë e vuri kryetari i Konferencës Republikane të LSPP Stjepan Iviq. Për nderë të këtij rasti të madh ndërtimor në vend, ndërmarrja gjigante ”Industrijaimport” Titograd, dega e saj Kooperativa bujqësore në Vlladimir, në lokalet e Shkollës së vjetër, shtroi drekë solemne për të gjithë të pranishmit.
shkolla-fillore-bedri-elezaga-katerkolle-ulqin

Beteja për ndërtimin e Shkollës Amë

Krahas punëve të përditshme në shkollë, ne përcillnim dhe ecurinë e punëve në ndërtimin e objektit të ri të shkollës amë. U interesonim për planin, dinamikën, kualitetin e punëve edhe për faktin se ndërtuesit nuk dëshironin të ju rrinim afër. Investuesi formal, nëpër të cilin qarkullonin paratë e popullit solidar të Kroacisë, të dhëna enkas për ndërtimin e atij objekti,ishte Bashkësia Themelore e Arsimit Ulqin.
Siç njoftoi drejtori i shkollës Sabri Holloviqi i cili ishte në kontakte direkte me organet e komunës, Kuvendi i Bashkësisë Themelore të Arsimit, në shtator 1969, e kishte shqyrtuar Programin për ndërtimin e objekteve shkollore të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar. Përveç tjerave, më atë program, për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Amë parashiheshin të shpenzonin vetëm 250,000.000 dinarë, me pre- tekst se nuk do të ketë mjete më tepër. Sipas shpjegimeve, programi do të ketë për pasojë shkurtimin e objektit, projektin e të cilit, kohë më parë, organet e komunës, kompetente për çështje shkollore e kishin miratuar ashtu si e pat hartuar vullneta- risht arkitektja Marija Kojakoviq nga Dubrovniku. Nga gojët e njerëzve të atij organi e të tjerëve në hierarkinë komunale, dëgjohej se projekti është tepër i madh dhe se ate duhet shkurtuar në dhjetë dhoma mësimi.
Ato e mendime tjerë, jo qëllimmirë, të dëmshëm për shkollën tonë, tepër e irituan kolektivin punues. Organet shoqëroro-politike e vetëqeverisëse të shkollës, të bashkuar një, u vënë në veprim për t’i kundërshtuar e në mënyrë demokratike për t’i parandaluar synimet për shkurtimin e objektit të ri shkollor.
Drejtori Sabri Holloviqi dhe kryetari i Këshillit të Shkollës – unë, të autorizuar nga organet e shkollës, marrim pjesë në mbledhjen e Kuvendit Komunal, në të cilin shqyrtohet Programi i Bashkësisë Themelore të Arsimit, për ndërtimin e objekteve shkollore. Ne kishim për detyrë të mbrojmë fuqishëm realizimin e projektit të aprovuar për ndërtimin e Shkollës Amë, respektivisht kundërshtimin e programit në fjalë të Bashkësisë së Arsimit për reduktimin e tij.
Duke arsyetuar programin për ndërtimin e objektit të shkollës në Vlladimir, përfaqësuesi i Bashkësisë Themelore të Arsimit, në Kuvendin Komunal foli njëjtë, si në Kuvendin e saj, për shkurtimin e atij projekti, d.m.th. në dëm të shkollës. Pas tij kryetari i mëparshëm i Kuvendit Komunal Lluka Knezheviqi, befasoi me retorikën që deri atëherë nuk e kisha dëgjuar nga askush. Ai, përveç tjerave, tha:
– Ne s mund të lejojmë që në Vlladimir të ndërtohet shkolla e tipit Suedez.
E për ta kuptuar edhe më mirë, shtoi:
– Projekti është tepër i madh, si i tillë joracional dhe me pamjen e vet, tepër e tejkalon vendin rural.
Në marrëveshje me drejtorin dhe sugjerimin e tij, pas Llukës e kërkova unë fjalën. Edhe pse i ri e për tubimin i pa njohur, për çudi, m’u dha rasti menjëherë të dal në foltore. Isha përgatit dhe përfaqësuesve të popullit në organin më të lartë komunal u ofrova të dhënat reale e konkrete për shkollën e shkollimin në Anë të Malit, “sot e nesër“. Numrat e marrë nga organet gjegjëse i shndërrova në fakte për të bindur pjesëmarrësit se ajo trevë në dhjetë vitet e ardhshme do të ketë nxënës, jo sa ka sot (aso kohe) e sa thonë të tjerët, por aq sa janë e sa them unë, pra, më shumë filloristë. Me ato të dhëna tregova se, … objekti i ri në cilësinë e projektit të vërtetuar do të jetë, jo i tepruar, por i domosdoshëm në përfshirjen e të gjithë nxënësve të ardhshëm. Shkolla e re në Vlladimir, siç flitet, nuk është luks. Përveç anës funksiona le, si objekt edukativo-arsimor, ajo duhet të ketë pamje estetike edhe për faktin që ndërtohet në fshat. E përfundova me premtimin:
– Ne në shkollë, rreptësisht do t’i kundërshtojmë përpjekjet që çojnë drejt pengesës së ndërtimit të shkollës së duhur e jo, siç u fol këtu, të “tipit Suedez“.
Isha i vetëdijshëm se fjala ime nuk do t’i kënaqi këshilltarët e pranishëm, por nuk pritja as reagime fyese. Mirë e mbaj në mend që po sa u ktheva nga foltorja dhe u ula në karrige të sallës së filmit të qytetit, një këshilltar, të cilin as që e njihja, shkoi aq larg, sa që nga vendi, në mënyrë kërcënuese, më kumtoi:
– Tash mundesh me shkua në shtëpi! Atje do të çojmë!
“Shigjeta“ e tij nuk më shqetësoi, as nuk reagova fare në te.
Ato befasi e shtyrën shkollën që urgjentisht ta njoftoi Konferencën Republika
ne të LSPP të Kroacisë, me mospajtimet e krijuara në mes Shkollës dhe Bashkësisë Themelore të Arsimit, rreth ndërtimit të objekti të ri dhe fton të dërgojë përfaqësu esin e saj në Ulqin, për ndërmjetësim. Menjëherë pason përgjigja se ata nuk mundë
ta përfillin ftesën për shkak të obligimeve tjera, të cilëve nuk mund t’u largohen.
Në adresë të njëjtë shkolla e përsëritë telegramin, por me kërkesë tjetër alternative. Me te kërkohet pranimi i përfaqësuesit të shkollës për bashkëbisedë. Në atë kërkesë, prej atij organi arrin shpejt telegrami me përgjigje pozitive:
– Biseda me përfaqësuesin e shkollës suaj caktohet më 24. 10. ’69, në zyrë të Konferencës së LSPP të Kroacisë, Zagreb, në ora 10:00. Luteni të vërtetoni ardhjen!
Në bazë të rrethanave të krijuara Këshilli i Shkollës, më 17. 10 1969. mban mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar problematikën e paralajmëruar në lidhje me ndërtimin e objektit të ri të shkollës amë. Në fund organi konkludoi:
– Formohet delegacioni i shkollës, me detyrë që të shkojë në Zagreb dhe me përfaqësuesit e LSPP të Kroacisë, të bisedojë për rrethanat e krijuara nga faktori komunal, lidhur me ndërtimin e shkollës së re. Në veçanti, të kërkohet realizimi i projektit të vërtetuar. Në delegacion caktohen: Sabri Holloviqi – drejtori, Rexhep Llesheviqi, kryetari i Këshillit dhe Faik Cekoviqi, anëtar i Këshillit të Shkollës.
Në bisedën tonë për caktimin e detyrave, drejtori i shkollës shprehi besimin që atje, në emër të delegacionit me folur unë dhe më porositi:
– Me i përfshi të gjitha faktet që dëshmojnë kërkesën tonë, që favorizojnë shkollën. Me qenë i qartë e bindës, ashtu si ke folur në Kuvendin Komunal.
Të përgatitur në çdo aspekt, më 22 tetor u nisëm në udhëtim për në Zagreb. Shkuam me veturë Zastava – Fiqo 750, që e voziste vetë drejtori. Në muzg ishim në Sarajevë, ku edhe bujtëm. Në mëngjes të ditës tjetër vazhduam udhën. Në mbrëmje arritëm në Zagreb. Pas udhëtimit të gjatë dyditorë, u vendosëm në hotelin “Evropa“.
Të nesërmen, më 24 tetor, nga parkingu i hotelit, me taksi shkuam drejt ndër tesës së Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste të Kroacisë, ku ishte zyra e Konfere ncës së LSPP. Shoferi me gojë plot, i deklaruar nacionalist kroat, pasi e kuptoi se prej nga jemi dhe ku shkojmë, në fund të udhëtimit jo aq të gjatë nëpër qytet, u shpreh:
– Pata nderin që sot, juve u vozita deri këtu. Kujdesin tim mund ta vazhdoi me pritje sa të qëndroni në bisedë e të ju kthej në vendin e nisjes. Me kënaqësi po ju them, se krejt shërbimin tim e keni falas.
Shprehjes së tij ne iu përgjigjëm me para. Por pagimin për rrugë ai assesi nuk
e pranoi. Ne e falënderuam dhe e liruam nga pritja e premtuar.
Sipas programit të caktuar, në ora dhjetë hymë në zyrë të Konferencës Republikane të LSPP të Kroacisë. Aty na priti sekretari i saj, shoku Boris Tepshiqi me bashkëpunëtorë. Fillimisht, ai na kërkoi falje që nuk ka mundë të përgjigjet ftesës sonë, për të ardhur në Ulqin. Mandej shprehi kënaqësinë për kujdesin që, siç tha, ne po tregojmë ndaj tyre, në kohë kur ata po udhëheqin aksionin human në realizimin e qëllimit, ndërtimin e shkollës sonë.
Pas atyre fjalëve, sipas marrëveshjes, nga pala jonë unë fola i pari.
Në emër të kolektivit të shkollës, mjedisit të saj dhe grupit përfaqësues e përshëndeta nikoqirin dhe i shpreha falënderimet e ngrohta atyre, me lutje që ato të ia përcjellin njerëzve punues dhe mbarë popullit solidar të Kroacisë, për aksionin e udhëhequr human dhe dhuratën e madhe që i dha banorëve të trevës së Vlladimirit, ndërtimin e shkollës së re. Mandej vazhdova:
– Falë kontributit tuaj punët në ndërtimin e shkollës kanë filluar mirë. Më vonë, në fazën e realizimit, kemi vërejtur se përgjegjësit e komunës sonë po bëjnë obstruksion të dukshëm në ndërtimin e objektit që ju po e financoni. Qëndrimet e tyre publike e sidomos Programi i Bashkësisë Themelore të Arsimit, për ndërtimin e objekteve shkollore e në veçanti të shkollës sonë, i shqyrtuar më 14. 9. 1969, kanë krijuar probleme të cilët çojnë drejt situate të natyrës së ndërlikuar. Me atë pro- gram është paraparë shuma prej 250,000.000 dinarë për ndërtimin e objektit të ri në Vlladimir, me shpjegim se nuk do të ketë më para. Caktimi i atij çmimi ka për pasojë shkurtimin e projektit e që, sipas mendimit tonë, ai edhe është qëllimi i epro- rëve tonë komunal e jo mungesa e parave. Në bazë të asaj çka flasin ata më tepër i goditë, i prekë, i rëndon ndërtimi i objektit modern, se sa vetë dëmtimi i shkollës vitin e kaluar. Ne nuk i dimë, por dëshirojmë të njoftohemi, cilat janë shkaqet e gjendjes aq të pakënaqshme, të krijuara në mes shkollës dhe bashkësisë së arsimit, në kohë të ndërtimit të objektit të ri, ku falë angazhimit dhe ndihmës suaj të dhënë, duhet të kënaqemi bashkërisht, ne edhe ata. Duam të dimë sa është e vërtetë që, si thonë ata, nuk ka mjete më tepër dhe të eliminohen barrierat, që ata po i krijojnë.
Sekretari Tepshiqi kërkoi të flasë dhe vazhdoi:
– Deri te problemi, siç po thoni ju, i natyrës së ndërlikuar ka ardhur me vizitën që bëri këtu ish kryetari i komunës, që ju e njiheni, bashkë me dy drejtorë. Lidhur me ndërtimin e shkollës së re në Vlladimir, ai neve këtu na ka deklaruar. Aty, për të na bindur, nikoqiri mori të lexojë e citojë ish kryetarin e komunës, Knezheviq:
– Ne atje, nuk guxojmë të ndërtojmë shkollë të tipit Suedez, Jugosllav, sepse ajo do të thotë, kush kërkon shumë, fiton më shumë. Prandaj, do të kufizohemi të ndërtojmë objekt të nivelit komunal. Në atë shkollë nuk e vijojnë mësimin 900 nx. si është thënë në fillim. Në atë mjedis prindërit nuk i çojnë vajzat në shkollë. Aty, në kohë të fundit ka filluar migrimi i banorëve, që për pasoj do të ketë zvogëlimin e numrit të fëmijëve e objekti i madh do mbesë pa nxënës. Në komunë kemi për të zgjidhur dhe çështje tjera si: ndërtimi i rrugëve, ujësjellësit, objekteve banesore etj.
Mandej Tepshiqi, shtoi se Knezheviqi ju ka propozuar:
– Pasi projekti është tepër i dimensionuar, at duhet shkurtuar, prej 14, në 10 dhoma mësimi. Mjetet e mbledhura, të na i lëshoni neve atje, pikërisht Bashkësisë Themelore të Arsimit. Ajo të jetë investuesja dhe të bëjë revizionin profesional. Ne i kemi raportet e mira me shkollën dhe nuk do të kemi probleme.
Këto fakte, pohoi sekretari, na kanë shtyrë që të iu lëshojmë atyre angazhimin pasi që janë afër jush dhe që kemi menduar se nuk do të ketë asnjë problem. Në vazhdim ai na njoftoi me akumulimin e mjeteve në Fondin solidar, shumë ajo që i kalonte 300 milion dinarë. Përmendi edhe premtimet e dhëna, duke theksuar dhe atë të vetë Komunës së Ulqinit, në sasi prej 30% të shumës së përgjithshme për blerjen e orendive shkollore dhe mjeteve mësimore.
Fitova bindjen se nikoqiri ynë ka më tepër dëshirë të na dëgjojë ne dhe unë, pa përtesë, përsëri e mora fjalën:
– Deklaratat e Knezheviqit që ju na i kumtuat, nuk na befasojnë. Ato i kemi dëgjuar, madje edhe në vende zyrtare. Për ne është shqetësues fakti që ai, pa autorizim të askujt, ka marrë guximin për të shtruar kërkesat që sapo i dëgjuam, krejt në dëm të rajonit tonë, që është gati gjysma e territorit të Komunës së Ulqinit.
– Sa i përket faktorëve që përcjellin arsimimin e fëmijëve në atë rajon, vërtetë ato janë të pavolitshëm dhe dallojnë prej njoftimit që ju ka bërë ish eprori komunal. Në të vërtetë ato janë si vijon: Në Vlladimir është një shkollë amë me tetë paralele/ shkolla të ndara. Ajo është e vetmja në rajon rural me dhjetë mijë banorë. Shkolla ka veç katër dhoma ku mbahet mësimi. Ndër to, njëra është 4 x 4 m e njëra korridor
dhe asnjëra nga ato nuk i plotësojnë kërkesat pedagogjike.
– Aktualisht, numri i nxënësve është e do jetë vetëm aq sa mund të përfshijë shkolla me ato dhoma që ka. Realisht, numri i vijuesve është më i vogël se numri i fëmijëve të moshës shkollore në vend. Shumë nxënës që kryejnë mësimin klasorë në paralele të ndara, nuk mund të përfshihen në klasë të larta në shkollën amë vetëm në mungesë lokali, për çka, shumë mbesin pa e kryer Shkollën fillore. Ata nuk janë vetëm vajzat, por dhe djemtë. Të dhënat flasin se nga numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar në klasë të I-rë, 30% e asaj gjeneratë, nuk e kryejnë shkollën fillore. Të gjitha strukturat shoqërore në vend vlerësojnë, se për atë lëshim, shkak tar është mungesa e lokalit shkollor. Pikërisht, ne në atë drejtim po angazhohemi. Duam që ndihma juaj shumë e çmuar e drejtuar trevës sonë,të realizohet qëllimisht, për sigurimin e hapësirës së duhur shkollore me lokale bashkëkohore.
– Numri i fëmijëve, me çka ne kuptojmë numrin e nxënësve, në atë trevë është në rritje. Këtë vit janë paraqitur shumë nxënës në klasë të larta, për çka, në kërkesë të prindërve, kemi regjistruar edhe dy paralele. Për të ju siguruar vendin detyri- misht kemi ndërtuar barakë prej materiali të vjetër, dërrase.
– Sipas shënimeve të marra në zyrat e organeve kompetente, pikërisht në ato të gjendjes civile e të përpunuara në shkollë, parashohim rritjen e madhe të numrit të nxënësve në këtë rajon. Në bazë të atij parashikimi, ne konkludojmë se në mësim lëndor, klasa V – VIII, në dhjetë vitet e ardhshëm, shkollën do ta vijojnë:

Rexhep-LLeshi-E VËRTETA ime

Viti shk. 1969/70 70/71 71/72 72/73 73/74 74/75 75/76 76/77 77/78 78/79
Nxënës 280 295 315 350 375 380 410 440 510 530

– Këtij numri, në Shkollën Amë, duhet shtuar numrin e nxënësve në mësim klasor i cili po ashtu është në rritje e sipër. Në klasë të ulëta, parashihet që ai numër të arrijë deri në 250 nx. Falë këtyre të dhëna, të cilat me kohë dhe do të vërtetohen, pritet që në Shkollën Amë, për atë kohë, të përfshihen prej 700 – 800 nxënës.
– Atëherë, shtrohet pyetja. Si mund të organizohet mësimi në një ndërrim, në dhjetë dhoma mësimi apo kabinete, me aq nxënës, apo afro 20 paralele të një cikli? Thash një ndërrim, sepse mësimi aty s’ mund të organizohet ndryshe për shkak të terrenit, ku largësia e fshatrave prej shkollës amë është rreth 10 kilometra.
– Banorët e këtij vendi janë të varfër. Njëri shkaktar i asaj gjendje, pa dyshim, është mungesa e shkollimit të tyre. Për atë gjë ato janë të shqetësuar. Jo aq për fatin e vet, sa për të fëmijëve tyre, të mos ju mbesin të pa arsimuar. Ai shkak po i shtynë ato të lëvizin drejt vendeve të zhvilluara ku do të mundën t’i shkollonin pasardhësit.
Në fund të bisedës tri orëshe, nikoqiri i nderuar, siguroi se sipas planit që ka, do të vizitojë Ulqinin dhe neve. Tash, pas njoftimit mbi rrethanat e krijuara në ndër kohë, do të ketë dhe detyrë shtesë në tejkalimin e gjendjes dhe arritjen e zgjidhjes përfundimtare në ndërtimin e shkollës sonë sipas projektit të vërtetuar.
Me kryerjen e bisedës u shkrua shënimi zyrtar i cili do të shërbejë si bazë në veprimtarinë e mëtejme gjatë ndërtimit dhe në përfundimin e shkollës së re dhe kompletimin e saj me orendi e mjete mësimore.

Shkolla e re e solidaritetit të popullit punues të Kroacisë, në Vlladimir.

Parashikimi ynë me të dhëna bazike i demonstruar në Kuvendin Komunal Ulqin dhe Konferencën e LSPP të Kroacisë në Zagreb, më kohë do të bëhet realitet. Shkolla e re në Vlladimir, jo vetëm që do të mbushet me vijues të rregullt nga mosha 7-15 vjeç, por në vite ajo do jetë e ngushtë për të gjithë mësimdashësit. Se me çfarë dinamike rritet e vijon të jetë numri i nxënësve, në vite e dekada e pasqyron tabela në vijim. Të dhënat e saj më nuk janë parashikime. por numra ekzakt të nxjerrë nga dokumentacioni i shkollës. Ato janë vetë dëshmia, fëmija kësaj treve, që si nxënës patën fatin të ulen e mësojnë në objekt të ri shkollor, të pajisur me orendi, mjete teknike e mësimore, si në shkollën bashkëkohore. Të ushtrojnë mësimin kabinetor.