Fondacioni ”Studenti” organizoi mbrëmje studentore + Foto + Video

April 14, 2014   | Intervista / Intervju, Kulturë / Kultura

Fondacioni-Studenti - Mbrëmje-studentore-Fondacioni ,,Studenti” organizoi të shtunën, më 12 prill 2014, në Qendrën e kulturës-Ulqin, Mbrëmje studentore, në kuadër të projektit,,Ruajtja e identitetit përmes veprimtarisë krijuese” të cilin e financoi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave i Mali të Zi.

Me këtë rast, fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari z. Hajredin Kovaçi i cli foli edhe për veprimtarinë 10 vjeçare të Fondacionit ,,Studenti”. Në këtë mbrëmje artistike e gërshetuar me pika të ndryshme, u ndanë edhe çmimet e konkursit për ese letrare dhe art figurativ. Për ese letrare, me temë ,,E sotmja bisedon me të ardhmen”, çmimin e parë e fitoi studentja Flutur Mustafa, çmimin e dytë e fitoi Samina Luka, kurse dy çmime të treta fituan Esmerinda Lekperiq dhe Silvana Camaj. Kurse, çmimin e parë për art figurativ e fitoi Albina Gjeçbritaj, të dytin shifra ,,Bjeshka” dhe çmimin e tretë Erestina Gjeka. Këtë vit Fondacioni ,,Studenti” shënoi 10 vjetorin e themelimit dhe me këtë rast u dha një koktej modest.

Leart Taipi – L.T Photography
Fototeka E Ulqinit

YouTube Preview Image

Fondacioni Studenti Facebook

12.04.2014