Më 18 prill Hapet panairi i punës 2014 në Hotel Mediteran – Ulqin

April 16, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Hapet-panairi-punës-Ulqin-Ulqini-Hotel-MediteranShumica e të rinjëve mund të kenë mundësinë të aplikojnë lehtësisht për vende pune. Gjatë fundjavës dhjetra kompani që operojnë në fushatë ndryshme do të marrin pjesë në edicionin e parë të Panairit të Studimit dhe Punës. Qëllimi kryesor është që kompanitë të kenë mundësi që të intervistojnë të rinjtë që janë arsimuar dhe janë potencial i mundshëm për vende të ndryshme pune.

Hotel Mediteran ne bashkepunim me Organizaten Turistike dhe Qendren per  Zhvillim Ekonomik Ulqin  me datën 18 Prill , organizojnë në ambjentet e hotelit   “Panairin e Punës 2014”.

Ky panair do të sjellë përballë punëdhënësit (nga subjekte të ndryshme në Komunen e Ulqinit) dhe te gjithe punekerkuesit e tjere të cilët përbëjnë kandidatë potencial me vlerë në tregun e punës.
PANAIRI -PUNES-ULQIN 2014-HOTEL-MEDITERAN

Panairi i punës cilësohet si një metodë efikase pasi do t ‘i mbështesë punekerkuesit  të shfrytëzojnë këtë rast për tu njohur me vendet e lira të punës, të konkurrojnë për pozicionet e punës që i përshtaten kërkesave të tyre.

Gjatë panairit, punëdhënësit e firmave të ndryshme do të intervistojnë të gjithe  te interesuarit  për t’u punësuar. Për çdo aplikant koha e  intervistimit do të jetë rreth 15 minuta .

Kompanitë do të bëjnë një përzgjedhje paraprake në listën e punekerkuesve që kanë aplikuar.

Gjatë intervistave të shumta do të përzgjidhen ato  të cilët do t’i përgjigjen më mirë pyetjeve të shtruara dhe ata të cilët do të rezultojnë të duhurit do të kenë shanse për tu punësuar.

Te gjithe te interesuarit (Kompanite dhe personat Fizik)te kontaktojne ne kete adrese :

Hotel Mediteran Ulqin

e-mail: marketing@hotel-mediteran.com

tel : 030 403124   

YouTube Preview Image

Mbeshtetje ekskluzive : Komuna e Ulqinit , Entit per Punesim Ulqin, Televizioni Teuta , Biznis Klub Anamali, Asocioni UBA.

Hotel Mediteran sjell ne hapesirat e Ulqinit nje prej sistemeve me te sukseshme te Shkodres , ne investimin e burimeve njerzore.

Jeni te Mireseardhun !

Ja pra edhe programi i këtijë manifestimi:

programi-panairi-punes-ulqin