20 mijë euro per kyçjen e energjis elektrike ne Kripore

April 16, 2014   | Shoqëria / Društvo

Kriporja e UlqinitNjëzëri miratuan konkluzionet për Kripore

Këshilli kuvendor për ekonomi, miratoi sot njëzëri konkluzionet lidhur me mbajtjen e mëparshme të seancës dëgjimore me ministrin e financave dhe ekonomisë, Radoje Zhugis dhe Vlladimir Kavariq, mbi situatën aktuale në Kriporen e Ulqinit. Inicuesi i seancës dëgjimore Sërgjan Miliq, deklaroi se i ka dërguar shkresë Elektroekonomisë së Malit të Zi duke insistuar që Kriporja t’i paguajë 20 mijë euro në mënyrë që t’i kyçet energjia elektrike. Këshilli më pas hapi edhe debatin mbi aktivitetet e mbikëqyrjes parlamentare ndaj Ligjit mbi financimin e partive politike, i cili do të vazhdohet të mërkurën.

TVCG