Promovimi i librit “Det i trazuar” nga Syme Kokaj

April 16, 2014   | Kulturë / Kultura

Det i trazuar-Syme KokajShkruan Arbra Kurmemi

Doli nga shtypi libri-përmbledhje me poezi  “Det i trazuar”i zonjës Syme kokaj. Nje liber ku poetja shkruan per humbjen e personave te dashur, mergimin, dashurine, i shkruan  shume bukur edhe vendlindjes… Promovimi u bë në lokalet e restorantit të bukur “Buna Park” të Ura e Shkodres në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore,ku  morën pjesë përfaqesuesit e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave  i Malit te Zi, drejtori i Fondit z. Safet Kurtagiq me bashkëpunëtorët:Valerina Dedvukaj, Denis Satoviq dhe Basri Lika. Për librin folen recensentët Hajredin Kovaçi, Ismet Kallaba dhe Ardita Kovaçi.

Syme Kokaj
Pastaj zonja Kokaj përshendeti përzemërsisht të pranishmit, përfaqesuesit e Fondit duke i falënderuar për pjesëmarrje. Në vazhdim ajo tha : Nuk jam poete ,por jam përpjekur që bisedave me vetevetën t u jap një formë. Jam përpjekur të kultivoj disa vlera për të siguruar sadopak vazhdimësinë e tyre….
Një libër më shumë është një gur më shumë, në themelet e popullit tonë!