Ulet ndjeshëm numri i nxënësve në Ulqin

April 17, 2014   | Shoqëria / Društvo

shkollaSipas statistikave të përgjithshme në Mal të Zi tregojnë se për çdo vit në këtë shtet ka ulje të numrit të nxënësve që regjistrohen në klasën e parë. Sipas raportit të publikuar nga Enti shtetërorë për statistikë – Monstat dhe të cilin e publikon agjencia e lajmeve Ul.info, rreth 211 nxënës sivjet janë regjistruar më pak se sa viteve të kaluara.

Nataliteti në Ulqin gjatë dekadës së fundit ka shënuar rënie të konsiderueshme, ndërsa ekspertët e sociologjisë parashikojnë që gjatë dekadave të ardhshme do të ketë edhe më pak lindje. Kjo rënie e natalitetit, vjen më shumë nga mungesa e zhvillimit ekonomik, por edhe nga vetëdijesimi dhe punësimi i femrave ulqinake.

Sipas agjencisë së lajmeve Ul.info  në Ulqin është në rënie numri i popullsisë dhe nataliteti tregojnë të dhënat e numrit të nxënësve në shkollat fillore në disa vitet e fundit të cilat i ka publikuar Enti shtetërorë për statistikë – Monstat.

“Në vitin shkollor 2012/2013, rreth 200 mijë nxënës ndjekin mësimin në shkollat fillore në Maqedoni, prej të cilëve këtë vit janë regjistruar 20 mijë e 700 filloristë, 780 më pak në krahasim me vitin paraprak, ku ishin regjistruar 21 mijë e 480 nxënës. E njëjta ka ndodhur edhe në fillim të vitit shkollor 2011/2012 ku në shkollat fillore janë evidentuar 198.856 nxënës, që ishte më pak për 2,7 për qind në krahasim me 2010/2011”,thuhet në raport.

Duhet cekur se shqiptarët në Mal te Zi kanë natalitetin më të ultë ne krahasim me pjesët tjera të popullit shqiptar ne Ballkan.

Numri i lindjeve në vendin tonë ka ardhur duke u pakësuar, dhe kjo lidhet me disa faktorë.

Jemi të mendit se rënia e numrit të lindjeve lidhet me emigracionin. Duhet të theksojmë se nga vendi ynë i Ulqinit janë larguar rreth 7000 shqiptarë, dhe padyshim se pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, çka do të thotë se është mosha aktive riprodhuese.
Ndërkohë rënia e numrit të lindjeve lidhet edhe me disa faktorë të tjerë siç është ligji i aborteve, vendimi i një kategorie prindërish për të ndjekur karrierën, por edhe varfëria ndikon në uljen e numrit të lindjeve.