Gjeka nënshkruan marrëveshjen me Petro Bozon për Miss Shqipëria në Ulqin – Video

April 18, 2014   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

miss shqiperia 2014-ulqin-ulcinj-miss-albanija-2014-1Sot producenti Petri Bozo ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka për zhvillimin e konkursit Miss Shqipëria 2014 në kalanë e Ulqinit. Kështu nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti, ku mbrëmjen e 27 qershorit, në kalanë e bukur shqiptare do të kurorëzohet më e bukur e trojeve tona.

marreveshjaKjo është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje e tillë për zhvillimin e një eventi mbarëkombëtar. Ulqini është një qytet turistik, i cili këtë qershor do të shndërrohet në arenën e madhe mbarëkombëtare të bukurisë shqiptare. Kryetari i komunës ka shprehur mbështetjen e tij maksimale duke e parë këtë event si një ambasador të bashkëpunimit kulturor të të gjitha trevave shqipfolëse.

miss shqiperia 2014-ulqin-ulcinj-miss-albanija-2014

Sigurisht edhe në edicionin e këtij viti nuk do të mungojë turi tradicional i Miss Shqipërisë, i cili do të përfshijë jo vetëm zonat turitike brenda kufirit, por edhe jashtë tij. Gjithashtu edhe këtë vit konkursi I bukurisë do ti përmbahet traditës së gjithë këtyre vendeve, një miss-një kala-një histori. Këtë vit është koha që bukuria t’i bashkojë shqiptarët në Ulqin.

GAZETA SOT

YouTube Preview Image