Ulqini në hall me mbeturinat – Video TV Teuta

April 19, 2014   | Shoqëria / Društvo

DEPONIJATV Teuta këto ditë bëri një reportazhe mbi deponinë e egër që është shumë alarmante në komunën e Ulqinit.
Si duket qytetit të Ulqinit nuk i shkon pa një deponi të egër gjatë.
Situata është thuajse e njëjtë si edhe para disa viteve kur ky qytet si dhe fshatrat për rreth sikurse Bratica, Mali i bardhe, rruga që çonë për në Kruç, apo rruga për gjirin e Valdanosit sikurse edhe deponit e egra në plazhin e madhë, port milenë deri në ishullin e lumit Buna jan të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme nga sasia e madhe e hedhurinave e grumbulluara.
Gjatë grumbullimit të hedhurinave dhe mos transportit të tyre, por edhe nëse transportohen, ai vend bëhet çerdhe e insekteve të ndryshme, shpezëve të cilët më pas e përhapin ndonjë epidemi. Ai vend  është potencial për epidemi të ndryshme prandaj dislokimi i saj do të ishte zgjidhja më e mirë.

Video Tv Teuta – Suzana Ganic

YouTube Preview Image