Delegacioni i afaristëve nga Adana qendruan ne Ulqin – Video

April 21, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

posjeta delegacije privrednika iz Adane-UlcinjuVizita e ndërmarrësve nga qytetit i Adanës në Ulqin

Në kuadër të vizitës së delegacionit të afaristëve nga Adana në Komunën e Ulqinit u priten në një takim nga përfaqesuesit e biznesit dhe pushtetit lokal të udhëhequr nga kryetari i komunës z.Fatmir Gjeka.
Gjeka gjatë fjalës së tijë u shpreh se Komuna e Ulqinit është e angazhuar për të krijuar kushte të favorshme për të gjithë investitoret që janë të interesuar për të investuar në Ulqin.
posjeta delegacije privrednika iz Adane-Ulcinju-1

Në këtë kuadër ne kemi krijuar disa lehtësime duke filluar nga thjeshtësimi i pocedurave për marrjen e lejeve ndërtimore, lirimin nga komunlijet për hotelet 4 dhe 5 yjesh, uljen e çmimit të komunalive për objekte afariste e të tjera, u shpreh Gjeka.
Në emër të delegacionit të Adanës foli kryetari i bordit të Odës Ekonomike të këtij qyteti z. Atila Menevşe, që njëherit i falenderoi biznesmetet e Ulqinit për pritjen dhe i ftoj ato të vizitojnë qytitin e Adanës. Ai theksoi se ky qytet në një të ardhme të afërt do të jetë një nga qytetet kryesore të prodhimit të energjisë në Turqi por në të cilin ekzistojnë edhe kushte shumë të favorshme për zhvillimin e bujqësisë.

posjeta delegacije privrednika iz Adane-Ulcinju-2
Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriqi shprehu gadishmerinë e Komunës së Ulqinit për tu angazhuar në eleminimin e çdo barriere të mundëshme për realizimin e projekteve potencile.
Pas takimit, në të cilin u paraqiten mundësitë e investimeve në të dy këto qytete, vazhduan bisedimet në mes të biznesmeneve të Ulqinit dhe Adanës.

Komuna Ulqinit

YouTube Preview Image