Historiku i Shkollës në Anë të Malit

April 22, 2014   | Kulturë / Kultura

Ilir LleshiShkruan: Ilir Lleshi

IP Shkolla fillore ‘Bedri Elezaga’ në Vlladimir, komuna Ulqin, ka shkollën amë dhe 8 paralele të ndara në fshatrat: Krythë, Sukubinë, Rashtishë, Millë, Kravar, Shtodër, Kllezën dhe Fraskanjel.

Kjo shkollë është themeluar në vitin 1929 në ndërtesën e mejtepit në Selitë, komuna Katërkollë. Të njëjtin vit janë çelur shkollat në Kosiq dhe Sukubinë. Numëri i nxënësve nuk është i njohur ndërsa mësuesit e parë kanë qenë:
Në Selitë, Jozica Mariniqi, në Kosiq, Milenko Guberiniqi e në Sukubinë, Vllado Miniqi. Mësimi, në këto shkolla, është zhvilluar në gjuhë jo amtare – serbe.

Në vitin 1932 janë ndërtuar shkollat e reja në Katërkollë – Vlladimir, Krythë e Sukubinë. Aty është zhvilluar mësimi në kl. I – IV. Mësuesit, përveç të përmendurve, kanë qenë: Në Vlladimir, Andrija e Jullka Uskoviqi e Marko Strahinja. Në Krythë, Bosilka Strugar, Miliq Çukiqi, Vukashin Dragoviqi e Zharko Paviqeviqi. Në Sukubinë, Jelena Miniqi, Ilija Zhivanoviqi, Danillo e Milka Mitroviqi dhe Miqo Vuçiniqi.

Këto shkolla kanë punuar deri në vitin 1941, kur e kanë ndërpre punën për shkak të kapitullimit të Jugosllavisë së vjetër.

Në shkurt të vitit 1945 shkolla në Vlladimir e ka vazhduar punën. Mësuesi dhe drejtori i parë i shkollës ka qenë Minja Nikollaidisi, nga Ulqini. Në kl. I – IV kanë qenë 45 nx. – meshkuj. Për herë të parë, mësimi është zhvilluar në gjuhën amtare, shqipe. Atë vit është formuar Këshilli i parë i Shkollës. Kryetar ka qenë Musa Llolla.

Vitin shk. 1945/46, hapën shkollat e përkohshme në të cilat mësuesit punuan pa pagesë: Krythë, Ramazan Jahoviqi. Sukubinë, Jullka Nikoliqi. Kllezën Nalt, Daut Hoxhiqi e Nikolla Nrekiqi. Kllezën Poshtë, Prena Jankoviqi. Ambull, Mark Shkrela.

Në vitin shk. 1946/47, në shkollë caktohen mësuesit e përkohshëm nga vendi – rajoni i shkollës. Vlladimir, 4 klasë, 195 nx. Mësuesit: Ramazan H. Selloviqi, Shaqir Durakoviqi, Selim Llunjiqi, Daut Hoxhiqi pastaj Llucija Qetkoviqi, Mehmed Cucoviqi, Vata Elezoviqi. Krythë, 3 kl. 146 nx. Mësuesit; Salë Kurmemoviqi, Nikolla Nrekiqi,
Elez Alloviqi. Sukubinë, 4 kl. 165 nx. Mësuesit; Daut Mehmedoviqi dhe Faik Avdiqi.
Ambull, 2 kl. 86 nx. Mësuesit; Manush Kasnecoviqi dhe Prena Nikiqi.

Në vitin shk. 1947/48, shkolla në Vlladimir, rritet në Shkollë fillore shtatë klasash. Për drejtor emërohet Junuz Divanoviqi, mësues nga Tivari.

Po atë vit çelet shkolla në Kravar, 1 klasë, 76 nxënës. Mësuesi, Meto Cucoviqi.
Në vitin 1948/49, është çelur shkolla në Kllezën Poshtë.
Në vitin shk. 1949/50, shkolla në Vlladimir fiton sekretarin e shkollës e nga viti 1951, me të drejtë të plotë punon Shaban Hoxhiqi. Këtë vit shkollën shtatëvjeça re e kryen gjenerata e parë e nxënësve: Haxhi e Fadil Taipoviqi, Sabri e Xhevdet
Holloviqi, Shaban Hoxhiqi, Elez Mustafoviqi dhe Vata Elezoviqi.

Vitin shk. 1951/52, shkolla në Vlladimir, rritet në Shkollë fillore tetëvjeçare.
Në vitin shk. 1953/54, çelet shkolla në Millë, 4 klasë, 73 nxënës.
Në vitin shk. 1956/57, në shkollë vihet gjuha e huaj, frëngjishtja, që mësohet deri në vitin 1961.

Në vitin shk. 1958/59, Shkollën fillore tetëklasëshe e kryen nxënësja Rrukije Likoviqi, që vitin shk. 1964/65, ajo bëhet mësuesja e parë vendase në këtë shkollë.
Në vitin shk. 1961/62, në shkollë vihet gjuha e huaj, rusishtja që mësohet deri në vitin 1992.

Prej dhjetori 1961 Shkolla fillore në Vlladimir, mban emrin e revolucionarit të ri nga Ulqini, Bedri Elezaga.

Në vitin shk. 1962/63 çelet shkolla në Shtodër, 4 klasë, 71 nx. Mësuesit, Halit
Avdiqi dhe Hasan Salaj.

Në vitin 1964 në shkollë formohet organi i parë vetëqeverisës, Këshilli i Shkollës, kryetar i të cilit u zgjodh Faik Cekoviqi.

Në vitin 1966 drejtori i shkollës Junuz Divanoviqi shkoi në pension.
Drejtorët tjerë të shkollës kanë qenë:
Sabri Holloviqi 1966 -1970, Elez Muçoviqi 1970 – 1973 e 1982 – 1985, Faik Cekoviqi 1973, Xhevdet Hollaj 1973 – 1977, Rexhep Kokaj 1977 – 1981, Idriz Kalla boviqi 1981, Rexhep Lleshi 1985 – 1998, Nail Draga 1998 – 2003, Ali Muçaj 2003 – …

Në vitin shkollor 1967/68, çelet shkolla e ndarë në Fraskanjel, 4 klasë, 24 nxënës. Mësuesi, Mehmet Peroviqi.

Në vitin shk. 1972/73, është çelur shkolla në Rashtishë, 4 klasë. Mësuesit, Idriz Kallaboviqi e Osman Mustafoviqi.

Në vitin shk. 1972/73, lëshohet ndërtesa Shkolla e vjetër e puna vazhdon në objekt të ri, ku për herë të parë, organizohet mësimi në kabinete.
Kartolina-shkolles

Objekti i ri i Shkollës Amë

Në vitin shk. 1975/76 organizohet bartja e nxënësve, kl. V-VIII, me autobus në shkollën amë dhe anasjelltas.

Në vitin shk. 1977/78, në shkollë vihet anglishtja, si gjuhë e huaj e dytë.
Prej vitit 1979, Dita e shkollës festohet, më 15 maj.
Në vitin shk. 1981/82, filloi punën pedagogu i shkollës, Sulejman Gjoni.
Në vitin shk. 1982/83, në shkollë vihet java pesëditësh e punës.
Në vitin shk. 1986/87, në shkollë është çelur ambulanca stomatologj. e nx.
Në vitin shk. 1987/88, në shkollë është organizuar ushqimi i nxënësve.

Në vitin shk. 1989/90, Ibrahim Cucoviqi, mësues në këtë shkollë, u shpallur punëtori më i mirë i arsimit në Komunën e Ulqinit.

Në vitin 1992. shkolla bëhet Institucion publik me emrin: IP Shkolla fillore ‘Bedri Elezaga’ në Vlladimir.

Në vitin shk. 1992/93, në shkollë vihet gjermanishtja, gjuhë e huaj e dytë.
Në vitin shk. 1993/94, në shkollë, me të drejtë të plotë punon bibliotekisti Avni Kurti.

Në shtator 1997, në shkollë u mbajt Akademia solemne me rastin e 50 vjetorit të ardhjes së ish drejtorit Junuz Divanoviqit, në shkollë në Vlladimir.
Nga muaji prill 1998, në shkollë, me të drejtë të plotë, punon llogaritari i parë i shkollës, Ilir Lleshi.

Në vitin shk. 1998/99, vihet mësimi eksperimental në kl. të I, Shkolla amë.
Në vitin shk. 2003/04, në shkollë mbahet kursi parë – puna me kompjuter.
Në vitin shk. 2005/06, vihet programi arsimor i Shkollës fillore nëntë vjeçare /klasash duke filluar në klasë të I (parë).