Biblioteka Popullore e Ulqinit: Anëtarësim falas me rastin e ditës botërore të librit – Video

April 23, 2014   | Kulturë / Kultura

Moikom Zeqo, Biblioteka e Qytetit, Ulqin,Ardita RamaMe rastin e 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, në Bibliotekën Popullore të Ulqinit, nën moton “E duam librin!” do të organizohet anëtarësimi njëvjeçar falas për të gjitha moshat.
Anëtarësimi pa pagesë do të bëhet të mërkurën, më 23 prill, nga ora 8 deri në 19, në lokalet e Bibliotekës në Ulqin dhe në Katërkollë të Anës së Malit.
Anëtarët e vjetër në këtë mënyrë munden të vazhdojnë anëtarësimin edhe për një vit pa pagesë.

Le të shënojmë këtë datë të rëndësishme së bashku, duke u bërë edhe Ju anëtarë të Bibliotekës sonë! Le të dëshmojmë që edhe në Ulqin E DUAM LIBRIN!
Per te gjithe ata qe neser bejne regjistrimin ne Biblioteken e qytetit, Libraria Arti ju ofron ulje çmimi prej 15% ne te gjitha librat. Mjafton te tregoni kartonin e regjistrimit qe mban daten 23 prill. Kurse per te gjithe te tjeret ulje çmimi prej 10%. Keto ulje çmimesh vlejne vetem neser per nder te Dites boterore te librit.

YouTube Preview Image