A jemi në prag të një skandali financiar në komunën e Ulqinit nga Muhamet Nika

April 23, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

skandal-ULQINIShkruan : Muhamet Nika

A JEMI NË PRAG TË NJË SKANDALI FINANCIAR NË KOMUNËN E ULQINIT

 KËTYRE DITËVE QËTETARI I THJESHTË MUND TË KËRKOJË  TË KETË PËRGJEGJE  RRETH DY ÇËSHTJEVE QË  DO ISHIN :A ËSHTË  KOMUNA  E ULQINIT  NË PRAG TË NJË SKANDALI  TË RI FINANCIAR . OSE  PËRSE  DEPUTETËT SHQIPTARË VENDOSËN TË PËRKRAHIN  DPS-IN  E GJUKANOVIQIT  DUKE  BLLOKUAR  NË KUVEND MOSZGJEDHJEN E PROKURORIT SHTEROR QË KËRKOJNË  OPOZITARËT DHE AMERIKANËT , PASI NGA  KOALICIONI ME DPS U SHKËPUT   EDHE SDP-JA  ….

Për të  dhënë një pikë sqarimi  rreth çështjeve le t’i kthehemi skandalit të një procesi gjyqësor i cili po duket që peshon si një gurë i lidhur rreth qafe tash sa vite për buxhetin e Ulqinit, sepse thuhet: “ po të ndjekësh ujin , arrin në burimin e tij..?! Frika  nga” ky gur…”, kaplon të gjithë buxhetorët e komunës sepse kjo do të thotë që sërish të mbetesh  pa të ardhura….?!!

 Afera “Partizanski put “ dhe historiku i problemit?!

Mbaj mend që diku gjatë vitit 2008, për momentin në  llogarinë bankare të Komunës së Ulqinit u gjend një shumë e konsiderueshme parash prej mbi 800 mijë e sa  eurosh të cilat u grabitën nga gjykatat . Të hollat  për çudi , atëherë askush nuk  po  i trazonte  nga arka  edhe pse  duke pasur parasysh obligimet e pashlyera të komunës EUROT, paraqisnin  një rrezik tepër real  për bllokimin e   tyre  nga gjykatat… Tjetër, në se kësaj i shtoheshin edhe proceset gjyqësore nga kontratat e ndryshme  të trashëguara nga koha e  komunizmit,  që shkonin në dëm të komunës atëherë lënia e parave në arkë  nuk tregon se ishte veprim i mençur…, ose i binte të ishte hileqar…?!! Nisur nga përvoja e ndodhur me “ skandalin e  mushkajave” të para do viteve, ishte më se e qartë që këto para me ndihmën e gjykatave dhe mafiozëve- dihet  bashkë me këta të komunës, në këtë formë, apo ndonjë tjetër,  se  po u  hapej shtegu  i plaçkitjes së me njëhershme. Kjo  ndodhi,  mbase  në emër të një borxhi të komunës me siguri të pa qenë  që kish  komuna ndaj  ish ndërmarrjes komuniste “Partizanski put”.

Më herët në një kohë tjetër,  me kryetarë tjerë, por  në situata të ngjashme, kur kishte derdhje parash më shumë se nevojat e komunës , për momentin, në konto, kryetarët e atëhershëm ,  thuhej se kujtoheshin që shuma të tëra parash t’i kalonin në arkat e subjekteve tjera deri sa u gjendej  vendi dhe kalonte rreziku …. Kuptohet se një veprim i tillë ishte në suaza ligjore. Mirë po edhe atëherë përkundrejt këtyre masave  pëlciste sherri sepse ngjante që jo të gjitha paratë të ktheheshin sërish në arkën e komunës. Ose  i binte të ktheheshin me vonesë. Kësaj here nuk ngjau kështu.., nuk vonoi shumë dhe nëpër zyrat e pushtetit vendor e më pas dhe në kafene  u përhap lajmi që shuma e parave  me vendim të gjykatave kaloi për punë borxhi trashëgimtarëve të firmës së dikurshme “Partizanski put”. Kish shumë prej atyre të cilët me të drejtë  ceknin  se kjo firmë nuk ekzistonte dhe gjithashtu sipas tyre  po të ekzistonte  e regjistruar në letër e  vërtetohej se  nuk kish qarkullim parash në arkën e vet  asaj sipas ligjeve të subjekteve ekonomike në fuqi i pushonte e drejta e përcjelljes së parave…?!!

Vlen të cekët këtu se në nivel të Malit të Zi, vënia dorë e gjykatave në buxhet të komunave , duke paralizuar po thuaj se të gjithë sistemin e tyre, për herë të parë u aplikua në Ulqin,  me skandalin e mushkajave, mirë po , më pas shohim që kjo praktikë tu pëlqejë edhe tjerëve , duke u shndërruar në dukuri në nivel të shtetit.

Edhe pse parat u morën skandali vazhdon

Mirë po si duket  ky skandal nuk do të përfundojë me kaq dhe sërish po thuhet se  firma “fantom”gjoja ,  në emër të kamatës së pa shlyer me vite asaj sipas gjyqit  i takon  të zhvatë edhe një shumë shtesë nga arka e komunës prej 500 mijë eurosh . Kurse puna pritet të realizohet këtyre ditëve. Ka shumë gjëra të pa qarta rreth kësaj çështjeje  të cilat krijojnë dyshime dhe po t’i numëronim si pas radhës do të ishin si më poshtë:

E para, dilema numër një e këtyre ditëve,  që kërkon sqarim është çështja ,  se , përse politika nacionale vendosi që me votën e vet t’i bashkohej partisë në pushtet duke bllokuar zgjedhjen e prokurorit shtetëror në momentin kur ajo e ka humbur aleaten e vet- SDP-në, që në këto momente  është duke  përkrahur me të drejtë  opozitën. Dhe a thua se kjo do të duhej të ndodhte  mu kështu , kur amerikanët dhe ambasada gjermane insistojnë që sa më parë të zgjidhet prokurori e sipas tyre, brenda vitit, dikush duhet të përfundojë  sa më shpejt pas hekurave në emër të korrupsionit. Athua pse politika nacionale po e lidhë fatin e saj me fatin e DPS-it i cili duket se e kaloi zenitin e vet politik. Dhe me sa po shihet  në Mal të Zi , opozita është duke u bërë për çdo ditë e më shumë shpresëdhënëse për të huajt . Kurse kjo ngjet  për arsye të postimit të drejt të  saj kah politika zyrtare pro-serbe . Kjo e fundit është  ka   fiton  në peshë për  primatit politik gjithnjë e më tepër, pas transformimeve në vepër në Serbi , e  si doemos pas arrestimit të disa bosëve të drogës në nivel ndërkombëtar.

 E dyta, përse pushteti aktual shihet se nuk mendon të ndjekë shembullin e transparencës rreth kësaj çështjeje ashtu siç ngjau  rreth vitit 2000, kur kryetari i komunës,  S. Hoxha po e ndiente rrezikun e ekzekutimit të lëndës nga gjykata, andaj edhe e mblodhi kuvendin e komunës së Ulqinit për të marrë qëndrim dhe për të përralluar e diskredituar gjykatat. Efekti ishte tepër i madh   kështu që edhe ekzekutimi i lëndës së cekur u shty për një kohë tjetër…?! Kuptohet që ai ishte i vetëdijshëm për pasojat ligjore, sepse ai, si kryetar, ose vetë sekretari për mbrojtjen e pasurisë, në bazë të ligjit në fuqi, në gjyq, nuk ka të drejtë të flasë në emër të kuvendit, në se shuma e borxhit i kalon të 30 mijë eurot…?!!!

E treta, pa marrë para sysh vendimin e gjykatës, ai nuk mund të ekzekutohet si lëndë, në se kryetari i komunës cek se të hollat që mund të gjenden në arkë nevojiten ta zëmë , për shpenzime operative , për rroga të punëtorëve dhe për raste tjera emergjente. Ligji nuk e parasheh që sistemi të jetë kundra sistemit. Pra në emër të borxhit, t’ia ndalosh dikujt ushqimin e përditshëm, nëse ai nuk ka para më tepër. Por nëse komuna është pyetur, për çka është e përcaktuara, ta zëmë ,shuma prej 800 mijë eurosh  dhe askush nga komuna  nuk i përgjigjet , atë herë mund të ndodhë  nga gjykata ekzekutim që edhe ndodhi.

E katërta, Për se nuk u kërkua  ose nuk kërkohet raport rreth asaj se si u bë mbrojtja e lëndës  në gjyq – athua për çfarë arsyesh nuk shkuan për të mbrojtur lëndën në Gjykatë  avokatët e saj dhe ti bëhet një analizë procedurës. Athua emërtimi i një avokati të ri të jashtëm përveç atij ekzistuesi  po ashtu nga jashtë mund të paraqesë penalti  të re nesër  nga komuna..

Dhe e pesta,  për se nuk ngritët padi, ndaj  ekspertit(vjeshtakut) të gjyqit, i cili përllogariti vlerën e borxhit dhe të kamatës. Athua se kur ndodhin të gjitha këta lëshime, njeriu ka të drejtë të dyshojë se fjala mund të jetë edhe për krim të organizuar që është duke u bërë në komunë në emër të  drejtësisë gjyqësore. Me gjithë këtë që u cek duket se lidhet edhe përkrahja e DPS-së nga politika nacionale shqiptare kur nuk u përkrah zgjedhja e kandidatit të ri për prokuror. Cekim se kandidati për prokuror kish paralajmëruar në Televizionin  Vjesti,  se  nëse zgjidhej , pa hezitim to të ngrite padi kushdo qoftë në pyetje nga politika.

Në fund , për të sqaruar , problemet e cekura, personalisht mendoj se e vetmja metodë  që të punësuarit e  komunës të mbrohen  nga krimi i organizuar   që  lidhet me gjyqësorin dhe instancat tjera do të ishte mbajtja e një  mbledhjeje të   veçantë  të  kuvendit të komunës për të nisur hetimet nga prokuroria rreth problemit të korrupsionit  grupo që ka ngjarë  dhe dy, të punësuarit e komunës të padisin  gjithsesi punëdhënësin rreth mos shlyerjes së detyrimeve duke paralajmëruar edhe  hyrjen e administratës në grevë. Është më e moralshme që këto para, në emër të borxheve,  të përfundojnë në xhepat e të punësuarve se sa në xhepat e dikujt tjetër.