Klubi i kik boksit “Albulena” 6 medalje në garat republikane ne Tivar + Foto

April 23, 2014   | Sporti / Sport

Klubi- Kik-Boksit-Albulena-UlqinEmir Dervishi, seniori më i mirë 

Klubi i Kik Boksit “Albulena” shënon suksesin e radhës në Kampionatin e Malit të Zi në Tivar 

Garuesit e Klubit të Kik Boksit “Albulena” kanë fituar tri medalje të arta, një të ar – gjendtë dhe dy medalje të bronzta. Kampionë të Malit të Zi janë shpallur Emir Dervishi,  Allmir Kollari dhe Marian Dukagjini, medalje të argjendtë ka fituar Filip Gjakonoviq,  kurse medalje të bronzta Alfred Koci dhe Dushan Radulloviq  

Klubi- Kik-Boksit-Albulena-Ulqin-Emir-Dervishi-4

Gjashtë garuesit e Klubit të Kik Boksit  “Albulena” kanë fituar tri medalje të  arta, një të argjendtë dhe dy medalje  të bronzta, në disiplinën lou kik, në  Kampionatin e Malit të Zi, i cili u mba – jt të dielën në Tivar, në organizim të  KKB “Bar”.  Edhe në këtë garë, kik boksieri më i  suksesshëm nga “Albulena” ka qenë  Emir Dervishi, i cili është shpallur kampion i Malit të Zi në kategorinë -81kg  dhe seniori më i mirë në Kampionat.  Që disa vjet Dervishi është kampion i  Malit të Zi.

Klubi- Kik-Boksit-Albulena-Ulqin-Emir-Dervishi
Në finale, ai është përballur me garuesin e KKB “Rad” nga Pod – gorica, të cilin e ka fituar me ndërpre – rje të meçit në raundin e parë.  Allmir Kollari, disa herë kampion dhe  përfaqësues i Malit të Zi, është rikthy – er me fitore pas një pushimi trevjeçar.  Ai është shpallur kampion i Malit të Zi në kategorinë -86kg. Kollari ka arritur  fitore spektakolare ndaj garuesit të  KKB “Llovqen”, duke bërë që të ndër – pritet meçi që në raundin e parë. Kampioni i tretë nga radhët e KKB “Albulena” është Marian Dukagjini, një  garues tjetër me potencial i këtij klubi.

Klubi- Kik-Boksit-Albulena-Ulqin-Emir-Dervishi-3

Ai ka fituar medaljen e artë për juniorë në kategorinë -86kg. Dukagjini  ka rënë në sy të përzgjedhësit të Përfaqësueses së Malit të Zi, Goran Radonjiq, që në meçin e tij në turneun  ndërkombëtar “Budva Open 2014”.  Medalje të argjendtë ka fituar Filip  Gjakonoviq, për juniorë, në kategori – në -91kg, kurse medalje të bronzta Alfred Koci, për juniorë, në kategorinë  -81kg, dhe Dushan Radulloviq, për  seniorë, në kategorinë -86kg. Koci  ka bërë një rezistencë të fortë ndaj  ish fituesit të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror, kik boksierit të  “Univerzum”-it nga Rozhaje, Dejvid  Kajeviq.
Klubi- Kik-Boksit-Albulena-Ulqin-Emir-Dervishi-1
Ky i fundit, për shkak të një  tronditje në kokë në meçin ndaj Koc – it, nuk ka mundur të zhvillojë meçin  final.  Trajnerët e KKB “Albulena”, Zeqir Tafa  dhe Agron Ujkashi, janë të kënaqur  me rezultatin e arritur nga garuesit  e tyre në Kampionatin e Malit të Zi  dhe po përgatiten për të marrë pjesë  Kampionatin Ballkanik, i cili do të  mbahet në maj.  Suksesi i garuesve të KKB “Albulena”  në Kampionatin e Malit të Zi vjen pas  atij në Turneun ndërkombëtar “Budva  Open 2014”, vetëm disa ditë më parë,  ku garuesit e këtij klubi fituan shtatë  medalje të arta, tri medalje të argjen – dta dhe dy medalje të bronzta.    

Kohapress