Ulqini, gati për pushuesit kosovarë, oferta speciale për 1 Maj

April 23, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Copakabana plaza ulcinjUlqini tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për ata që preferojnë t’i kalojnë pushimet në këtë bregdet. Madje, Ulqini kësaj vere ka oferta speciale për pushuesit kosovarë, të cilët preferojnë që edhe festën e 1 majit ta kalojnë atje.

E drejtues të kësaj komune janë të bindur se kosovaret edhe këtë verë do ta vizitojnë Ulqinin i cili sipas tyre ofron kushte të mira për turistët që e zgjedhin këtë bregdet për t’i kaluar ditët e nxehta. Ata këto ditë po shpalosin ofertat turistike në Kosovë, pasiqë kosovaret përbëjnë 70 për qind të pushuesve në bregdetin e tyre.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka ka thënë për KosovaPress se kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë sezon dhe se oferta e qytetit të bukur të Ulqinit edhe këtë vit është shumë atraktive.

“Sa i përket risisë qëështë e rëndësishme për pritjen e një numri të madh të turistëve, është se mysafireve që e frekuentojnë Ulqinin gjatë sezonit turistik, komuna me institucionet e saj ka bërë përgatitjet dhe besoj se jemi të gatshëm tëpresim fluksin e madh që do ta kemi gjatë sezonit verorë, qoftë për furnizim me ujë, qoftë për pastërti, qoftë për siguri, qoftë për të gjitha ato çka janë pjesë përcjellëse e sezonit turistik”, tha ai.

Ndërsa, thotë se Ulqini vazhdon të jetë i pakonkurrencë, pasiqë vendet bregdetare përreth tij ende janë shumë larg po të krahasohen me Ulqinin sa i përket përgatitjeve dhe atë se çka ofron për turistët. Madje thotë se nuk e ndjejnë konkurrencën as nga bregdeti i Shqipërisë.

Ai shtoi se çmimet që ata ofrojnë për turistët janë shumë të volitshme dhe me të ulëta se sa vendet e regjionit.

“Ulqini dhe Kosova kanë një lidhje shumë të gjatë. Është një lidhje qëështë dhe shpirtërore ndër vete. Dihet se janë disa dekada që Ulqini është i lidhur me Kosovën dhe Ko sova është e lidhur me të. Dhe mund të them se ardhja e kosovareve në Ulqin është si ardhja në qytet e tyre. Përpos lidhjeve shpirtërore që ka Ulqini me Kosovën, ne përgatitemi dhe bëjmë edhe që të jemi dhe konkurrent. Nuk duhet lënë vetëm në atë lidhje shpirtërore duke e ditur se është e vërtet që shumica e kosovareve kanë si pikë frekuentimi për sezonin turistik Ulqinin. Por duhet të bëjmë dhe atë që konkurrojmë…të krahasohemi me qytete tjera bregdetare qoftë në Shqipëri apo Mal të Zi. Mendoj që Ulqini ende kryeson shumë larg”, tha ai.

Ndërsa, për kosovaret që preferojnë festen e 1 majit ta kalojnë në Ulqin, ata i presin oferta speciale dhe zbritje e çmimeve në shumë hotele.

“Si zakonisht jemi të bindur se kosovaret edhe këtë vit do të zgjedhin si destinacion të tyre të preferuar Ulqinin. Sa i përket festes së 1 Majit ne kemi përgatitur oferta speciale. Dhe shumë hotele kanë bërë zbritje të çmimeve dhe paketa. Në disa hotele siç është Ada, nëçoftëse paguani dy netë , të treten e keni gratis dhe kështu me radhë. Jemi të bindur se të gjitha hotelet kanë bërë lëshime në njërën anë, kurse, në anën tjetër ne si Komunë, si organizatë turistike, jemi munduar që të ngrisim ofertën turistike të Ulqinit, me organizimin e manifestimeve dhe evenimenteve të ndryshme. Pra,kremtimi i festes së 1 majit për çka dhe i ftoj gjithë që edhe këtë vit të vijnë në Ulqin dhe t’i kalojnë pushimet e tyre të bëhet kremtimi në disa lokacione të ndryshme”, tha ai.

Karamanaga thekson se me ndërtimin e autostradës Kosovë-Shqipëri, është rritur dukshëm numri i turistëve kosovarë që vikendin preferojnë ta kalojnë në Ulqin.

Ndryshe, që nga 1 maji, qyteti i Ulqinit do të ofrojë evenimente atraktive për turistët, duke filluar nga manifestimi “ Të gjithë për turizëm”, ku do të bëhet hapja e panaireve të ndryshme, si dhe ndarja e 500 litrave venë, 500 litrave birrë dhe 500 kg peshk gratis, për të gjithë mysafirët të cilët do të jenë prezent në Ulqin me 1 maj. Po ashtu, do të ketë një program të begatshëm kulturo- artistik, ku do tëpërformojnëDj të njohur, si dhe aktivitete të ndryshme sportive.

Gazeta Express
YouTube Preview Image