Ulqini promovon ofertën turistike në Prishtinë

April 23, 2014   | Rajoni / Region

Promovimi i ofertës turistike në PrishtinëPromovimi i ofertës turistike në Prishtinë

Delegacioni i komunës së Ulqinit në krye me kryetarin Fatmir Gjeka dhe nënkryetarët Safet Beci dhe Ardijan Mavriq kane nisur viziten e tyre ne Kosove. Vizitën e ka organizuar Organizata turistike, drejtori i së cilës Minir Karamanaga është po ashtu anëtar i këtij delegacioni.
Promocija turisticke ponude Ulcinja u Pristini

Bëhet fjalë para së gjithash për vizitë qëllimi i së cilës është që qytetarët e Kosovës ti njoftojë me ofertën e sivjetme turistike të Ulqinit, si për sezonin ashtu edhe për festat e majit. Drejtori Karamanaga me kryetarin Gjeka sot morren pjese ne dy televizionet me te shikuara ne Kosove dhe ate ne emision Imazh ne RTK dhe ne KTV. Per neser eshte planifikuar pjesemarrja ne RTV21 dhe ne radio Dukagjin. Poashtu ajo cka eshte e rendesishme eshte takimi i neserm me gazetaret e shtypit qe do behet ne hotelin Swiss Diamond ku do organizohet nje dreke per te gjithe.

E rendesishme eshte  që prej tani duhet të niset  beteja për mbrojtjen e pozitës lider në tregun e Kosovës, sepse Panairi i sivjetmë ndërkombëtar i turizmit, udhëtimit dhe hotelerisë në Prishtinë, i 8 me radhë, mbahet në fund të majit.

Organizata Turistike e Ulqinit