Subjektet shqiptare afër marrëveshjes për zgjedhjet në Podgoricë dhe Malësi

April 30, 2014   | Rajoni / Region

atdheu1-0191Katër subjekte politike shqiptare, Iniciativa Qytetare, Forca, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi, kanë arritur një marrëveshje paraprake për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe ato në Komunën urbane në Tuzit, shkruan gazeta DN.

Marrëveshjen e djeshme ka mbetur ta konfirmojnë udhëheqësitë e këtyre subjekteve, pas së cilës pritet që këto subjekte të zyrtarizojnë koalicionin.

“Jemi shumë afër arritjes së marrëveshjes. Mbetët që udhëheqësitë e këtyre subjekteve të deklarohen, kurse më pas të zhvillohet edhe një takim, por marrëveshja për pjesëmarrje të përbashkët është shumë afër”, tha një burim i DN.

Disa ditë më parë, dy subjekte tjera shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lista për Tuz kanë zyrtarizuar koalicionin me DPS-në. /MALESIA.ORG/