Ministri turk Idris Gulluce vizitoi Ulqinin + Foto

May 1, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Ministri i mjedisit dhe urbanizmit të Turqisë Idris Gulluce - Fatmir-Gjeka-UlqinMinistri i mjedisit dhe urbanizmit të Turqisë Idris Gulluce i shoqëruar nga ambasadori i Republikes së Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir ndaluan për një vizitë të shkurter në qytetin e Ulqinit. Ministri turk u prit nga kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka të cilët e shoqëruan ate për të vizituar xhaminë e detarëve ku shfrytëzuan rastin ta njoftojnë ministrin për historinë e ndertimit të kësaj xhamije si dhe shkurtimisht për historin e qytetit të Ulqinit.

Ministri i mjedisit dhe urbanizmit të Turqisë Idris Gulluce - Fatmir-Gjeka-Ulqin-1

Pas vizitës në xhaminë e detarëve ministrin turk e ftuan për të vizituar plazhin e vogël nga ku pati mundësi të shoh qytetin e vjetër dhe një pjesë tjeter të qytetit të Ulqinit.

Ministri i mjedisit dhe urbanizmit të Turqisë Idris Gulluce - Fatmir-Gjeka-Ulqin-2
Ministri Gulluce falenderoj të pranishmit për pritjen e rezervuar duke u shprehur se qyteti i Ulqinit është një qytet i bukur dhe në të ardhmen do të vizitoj përseri këtë qytet./Lajme nga Ulqini/

Ministri i mjedisit dhe urbanizmit të Turqisë Idris Gulluce - Luigj-Shkrela