Premiera e dramës “Servantes dhe Dulcinea” prej nesër në Ulqin

May 15, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Drama-Servantes-&-Dulcinea-Ulqin-Ulcinj-Montenegro-1Nesër në Ulqin premiera e dramës “Servantes dhe Dulcinea”

Drama nën udhëheqjen e Munib Abazit, e cila tash dy muaj të tëra po punon shfaqjen teatrale “Servantes dhe Dulcinea”, nesër të enjtën në Galerinë e Qendrës kulturore, do të mbahet konferenca për shtyp e grupit teatral i cili përgatit dramën “Servantes dhe Dulçinea” njofton media elektronike e internetit Ul.info.

Me këtë projekt gazetarët do ti njoftojë regjisori i dramës Munib Abazi, si dhe personazhet kryesorë Muho Uruçi (Servantesi) dhe Flutur Mustafa (Dulçinea).

Premiera e kësaj drame do të shfaqet tre net. Të premten, më 16 maj, është parashikuar që dramën ta shikojnë njerëzit me ftesa, derisa të shtunën dhe të dielën këtë dramë do të mund ta shohin të gjithë që dëshirojnë. Çmimi i biletës hyrëse është dy euro.

Trupa e Dramës “Servantes dhe Dulcinea”, më 1 maj do ta servoi publikun me premierën e parë për këtë vit. Performanca e inspiruar nga një episod i romanit të famshëm të Miguel de Servantes (që besohet të jetë se u shkruar në Ulqin kur ai u burgos nga piratët).

Munib Abazi thotë se me shfaqjen e dramës “Servantes dhe Dulcinea”, do të kenë mundësi të kënaqen jo vetëm Ulqinakët, por edhe mysafirët tanë të cilët i presim që të na bashkangjiten me 1 maj.

Projektin e ka ndihmuar Ministria e kulturës e Malit të Zi, ndërsa përkrahja pritet edhe nga organet dhe institucionet lokale të Ulqinit.