Durrës, bllokohet anija me 47 ton cigare për në Mal të zi

May 17, 2014   | Rajoni / Region

BLLOKOHET-ANIJAAnija ishte nisur për në Mal të zi. Doganat shqiptare sekuestrojnë ngarkesën: “Dyshojmë se cigaret do hidheshin kontrabandë në tregun shqiptar”.

Në Shqipëri autoritetet doganore njoftuan sot se kanë bllokuar një anije me 47 ton cogare e cila sipas tyre është kontrabandë. Malli i sekuestruar u shkarkua gjatë ditë në portin e Durrësit

Anija me flamur të Tanzanisë ishte nisur nga Qiproja veriore me destinacion portin e Barit në Mal të Zi. Tre ditë më parë ajo kishte kërkuar të hynte në portin e Vlorës, për të qëndruar përkohësisht për shkak të motit të keq. Por dje ajo është larguar, në shkelje të rregullave, pa njoftuar autoritetet portuale në Vlorë. Kjo lëvizje ka ngjallur dyshime dhe autoritetet janë vënë më pas në ndjekje të saj duke e detyruar që të ankorohet në portin e Durrësit e duke sekuestruar ngarkesën.

Sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali, sasia e cigareve ishte pa pullë fiskale dhe dyshohet se ajo do të përfundonte kontrabandë në tregun shqiptar. Nga përllogaritjet e përafërta vlerësohet se vlera e mallit është afërsisht 10 milion dollarë.

Përfaqësuesi ligjor i kompanisë malazeze që kishte porositur ngarkesën ka deklaruar nga ana tjetër se anija dhe malli kanë dokumentacion të rregullt i cili do t’u vihet ne dispozicion autoriteteve shqiptare.

Zeriamerikes / VAO

YouTube Preview Image