Exclusive: Ndarja e dytë e Malësisë (VIDEO)

May 20, 2014   | Rajoni / Region

Exclusive-Ndarja e dytë e MalësisëPolitika shqiptare në Malësi, e përqendruar në kryeqendrën e saj, Tuzin është sa e vështirë, po aq edhe e thjeshtë për t’u analizuar.

E vështirë sepse kudo ku militojnë partitë shqiptare ka konflikte të forta, përballje dhe lëvizje të paralajmëruara apo surpriza të momentit të fundit e në të njëjtën kohë e thjesht sepse rezultati është gjithmonë i njëjtë, asnjë premtim i mbajtur dhe politikan zë hollë në kërkesat e tyre për komunitetin e shqiptarëve.

Koalicioni i parë përfshin partinë e Kryeministrit Gjukanoviç, Partinë Unioni Demokratik Shqiptar e Met Zenkës, Lista për Tuzin, një tjetër parti shqiptare dhe Partia e Boshnjakëve.

Koalicioni i dytë apo i ashtuquajturi koalicioni i shqiptarëve, i cili përbëhet nga Partia Alternativa Shqiptare dhe Iniciativa Qytetare. Grupimi i tretë shikon të pozicionuar dhe të vetme Lidhjen Demokratike të Malit të Zi, një tjetër parti shqiptare. Në tre këto koalicione do të garojnë 5 parti shqiptare, ndërkohë në zgjedhje marrin pjesë edhe 2 koalicione të tjera edhe në ato parti nuk mungojnë shqiptarët.

Sikur të mos ju mjaftonte ndarja tërësore politike, shqiptarët kanë rënë pre edhe të një ndarje fetare e kjo dallohet lehtësisht në grupime të caktuara dhe që përbën një problem më të madh se çdo gjë tjetër në këtë zonë. /TOP CHANNEL/

YouTube Preview Image YouTube Preview Image