Edicioni i 11-të i manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“ – Video

May 22, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Pranvera-ne-Ane-te-MalitOrganizata joqeveritare „Ora“ do të organizojë më 23-25 maj 2014 edicionin e 11-të të manifestimit „Pranvera në Anë të Malit“. Të ftuar të veçantë të edicionit të sivjetshëm janë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve „Shota“, i cili do të prezantohet me programin e vet ditën qendrore të manifestimit, dhe aktori Mirush Kabashi, i cili natën e parë do të prezantohet me një koncert recital poetik. Ndërkaq, cikli „Ana e Malit nëpër vite“ do të vazhdojë këtë vit traditën me ekspozitën me fotografi të vjetra nga Ana e Malit.

Manifestimi tradicional „Pranvera në Anë të Malit“ është projekti kryesor i Shoqatës „Ora“. Ky manifestim me karakter kulturor-turistik ka për qëllim ruajtjen e vlerave tradicionale dhe promovimin e turizmit të Anës së Malit. Edicioni i tij i parë është mbajtur në vitin 2004 dhe që prej atëherë zhvillohet për çdo vit. I ideuar në fillim si një veprimtari ku para së gjithash do të bashkohen qytetarët e trevës së Anës së Malit dhe të trevave të tjera, „Pranvera në Anë të Malit“ është shndërruar tashmë në një veprimtari prestigjioze, ku kanë marrë pjesë shumë artistë shqiptarë me famë, duke i tejkaluar kufijtë e një manifestimi me karakter lokal. Vendosja e Shasit në qendër të këtij manifestimi e ka rikthyer vëmendjen te ky qytet i lashtë duke e promovuar atë si një qendër të zhvillimit të turizmit historik dhe kulturor.

Pranvera ne ane te malit-shoqata-ora

 

 

Katërkollë, më 22 maj 2014                          Shërbimi për Marrëdhënie me publikun

Shoqata Ora-ana-malit

 

PRANVERA NË ANË TË MALIT 2014

                                                                23-25 maj 2014

 

 

Programi:

 

E premte, 23 maj 2014

 

Ekspozitë me fotografi të vjetra me motive nga Ana e Malit

Koncert recital poetik nga Mirush Kabashi

                                                       (Kalaja e Shasit, ora 19.00)

 

E shtunë, 24 maj 2014

 

Dita e sportit

 

Krosi pranveror                      (nisja nga qendra në Katërkollë, ora 09.00)

Turne në volejboll                   (Stadiumi në Shas, ora 11.00)

Turne në futboll (institucionet) (Stadiumi në Shas, ora 14.00)

Turne në shah                                     (Restoranti “Diamant”, ora 14.00)

Turne në ping pong                (Restoranti “Kristal”, ora 15.00)

 

E diel, 25 maj 2014

 

Dita qendrore e manifestimit

 

Program kulturor-zbavitës:

–          Muzikë popullore

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve „SHOTA“ – Prishtinë, SHA „Tradita“

–          Lojëra popullore

–          Ushqim tradicional

–          Panairi i artizanateve

(Stadiumi i Shasit, ora 16.00)

 

Ju mirëpresim!

YouTube Preview Image