Pensionistët e Kosovës në Ulqin i kërkojnë Thaçit pensionet

May 28, 2014   | Kulturë / Kultura

penzioneriUlqin, 28 maj – Pensionistët e Kosovës në Ulqin, rreth 50 sish,shtetas të Malit të Zi,ish- të punësuar në ndërmarrjet e Kosovës në kohën e shtetit të përbashkët jugosllav, nëpërmjet një komunikate për opinion, i janë drejtuar kryeministrit aktual të Kosovës,z. Hashim Thaçi që të finalizojë Marrëveshjen me Malin e Zi lidhur me njohjen reciproke të stazhit të punës.

 

Sipas pensionistëve kosovarë, Mali i Zi i ka përfunduar të gjitha veprimet juridike edhe pret Prishtinën që të bëjë të njëjtën gjë.
Marrëveshja midis dy ministrive të punës dhe mirëqenies sociale është nënshkruar që më 17 dhjetor 2013 nga dy ministrat e të dy vendeve fqinje, Predrag Boshkoviq dhe Sllobodan Rashiq.

Pas këtij akti, përfaqësuesit e Ministrisë malazeze të punës dhe mirëqenies sociale publikisht kanë deklaruar se funksionimi i kësaj marrëveshje do të nis që në janar 2014,por kjo nuk ka ndodhur as sot e kësaj dite.

Në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi thonë se “mbi bazat e kërkesës së pensionistëve kosovarë, i jemi drejtuar kryeministrit malazias që të përshpejtohet kjo procedurë se fjala është për njerëz të moshuar pa të ardhura dhe mbrojtje shëndetësore.

Në përgjigjen që kemi marrë thuhet se një muaj pasi të marrim njoftimin e fundit nga Prishtina,nis implementimi i kësaj marrëveshje. Ka kaluar një muaj e gjysmë nga kjo përgjigje edhe nuk vërehet asnjë hap në këtë drejtim”,- sqarojnë në KKSHMZ.

Pensionistet kosovarë, në komunikatën e tyre për opinion shtojnë se lidhur me Marrëveshjen midis dy vendeve i kanë shkruar edhe presidentet së Kosovës, Atifete Jahjaga në adresë të Arbër Vllahiut, zëdhënës i Presidentes,por nuk na ka arritur asnjë përgjigje.

Pas shumë insistimeve,kemi marrë përgjigje “sa për të thënë” vetëm nga Bexhet Gaxhiqi, këshilltar i Qeverisë për pensione, i cili në një SMS na shkruan:”I kuptojmë shqetësimet tuaja. Edhe ne jemi në pritje të zbatimin e kësaj marrëveshje reciproke”.

Theksojmë se pala malazeze, sa herë i jemi drejtuar, apo e kemi vizituar në Podgoricë,na kanë pritur ose na janë përgjigjur institucionalisht me shkrim, në e-mail, apo me postë klasike. Kjo nuk ka ndodhur me palën kosovare.

“Apelojmë te kryeministri aktual, z. Hashim Thaçi që të na ndihmojë, sepse tash 15 vjet presim të realizojmë të drejtat e pensionit për dekadat e punës në Kosovë. E kemi të qartë se, nëse ndodh ndonjëherë, me stazhin në Kosovë edhe atë që kemi në Malin e Zi pensionet tona nuk do të mjaftojnë as për një bukë në ditë”,- theksohet në këtë komunikatë.

Pensionistë shpresojnë se z. Thaçi , me ndjenjën më të thellë humane,do të veprojë menjëherë .Nëse edhe kësaj here anashkalohemi,ju paralajmërojmë se në Ulqin do të fillojmë grevën e urisë,edhe nuk do të jetë mesazh pozitiv as për Prishtinën, as për Podgoricën. Në emër të pensionistëve kosovarë, komunikatën e ka nënshkruar Ibrahim Berjashi, 30 vjet korrespondent i rregullt i ‘Rilindjes’ në Ulqin.

Koha Net