Qytetaret e Ulqinit do paguan 137.000€, gabimet e Organizatës Turistike – Video

May 31, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Emisia-Robin-HudGjatë emisionit ” Robin Hud” i prezantuar  nga Darko Ivanoviq emituar me 30.05.2014, u be një analizë e zgjeruar duke u shprehur si i paqart se kush do paguan 137.000€, gabimet e Organizatës Turistike të Ulqinit. Në pllato të emisionit ishin prezent dy jurista, si dhe drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqin zonja Zana Hollaj Sarvan e lidhur online me emisionin Robin Hud.

Duhet cekur për çka behet fjalë:

Gjykatësja në Gjykatën themelore të Ulqinit Lirije Buzuku dënoi Organizatën turistike dhe drejtorin e këtij institucioni Minir Karamanagën me pesë mijë e gjysmë euro, sepse nuk është kryer masa e përkohshme, me të cilën katër punëtorët e larguar padrejtësisht nga puna kthehen në punë, shkruan “Dan”. OT, sipas vendimit të Gjykatës, duhet të paguajë 5000, ndërsa drejtori 500 euro. Nëse deri më 16 maj nuk i plotësojnë detyrimet sipas vendimit rrezikojnë dënime të reja të cilët mund të jenë deri në 20 mijë euro.

Gjykata, përndryshe, me 3 mars ka marrë vendim të plotfuqishëm, gjegjësisht masë të përkohshme që punëtorët Aleksandër Jacoviq, Merita Rexha, Muharem Beqoviq dhe Beqir Zati të kthehen në punë, nga e cila në korrik të vitit 2012 janë përjashtuar padrejtësisht./Ul.info

http://www.rtcg.me/upload/boxFileData/2014/05/31/72458/RH%2030.5..flv