Gjeka: Vajza te Miss Shqiperise – Miresevini ne Ulqin – Video

June 19, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Fatmir-Gjeka-UlqinNdihem  thellesisht  i gezuar  qe  ky  eveniment  shume i rendesishem kulturore , kete vit mbahet  ne  qytetin e lashte te Ulqinit .Vleresoj se aktiviteti ka  dhe  simboliken e vet , si shprehje e  ndjenjes  se nje komunikimi  dhe bashkepunimi  vellazerore..

Kultura dhe arti i  bashkojne  popujt  dhe ky  eshte dhe mesazhi  qe do te percoje  ky eveniment  kulturore.

Ulqini  eshte  nje qytet  me vlera te jashtezakonshme  jo vetem turistike , por edhe historike , arkeologjike  dhe njerezore , te cilat e   kthejne ate  ne nje vend  interesant  per  cdo vizitore.

Afer  detit afer mbretit , kjo shprehje  popullore  duket se  e ka vleren  me te madhe  kur flasim  per Ulqinin, Ketu, prej shekujsh eshte  respektuar  bukuria  femerore ,  asaj  i  jane thurur  legjenda, poezi e kenge , Femren  ketu e kane  krahasuar  me  ‘hyjneshat’  ‘perrite’  ‘flockat dhe zanat e detit’…

Vendi  ku  do te mbahe gara e  Miss Shqiperise  eshte kalaja e  Ulqinit.  Ajo eshte dhe mbetet  simbol i qytetit  qe terheq  interesimin e  turisteve.  Ajo eshte nder te rrallat kala  qe edhe sot e kesaj dite  eshte e banuar.  Ndertimi dhe  historia qe  bart ajo  e ben Ulqinin  pjese te  vyer te historise  dhe nje vecanti turistike.

Ulqini po ashtu ka  pasuri te medha  natyrore dhe kulturore  qe vlejne te vihen ne pah  per te zhvilluar  turizmin e qendrueshem qe eshte dhe dega kryesore ekonomike e ketij qyteti.

Ulqini  e meriton  zhvillimin e nje aktiviteti  te tille, Ulqinaket  edhe kete rradhe e do te deshmojne se dijne te organizojne dhe te presin  mysafiret.

Ne Ulqin mikpritja eshte proverbiale, andaj  nga   zemra  ju themi Miresevini ne Ulqin.

Miss Shqipëria 2014

YouTube Preview Image