Selatin Gjeloshi ne emisionin ” Dokumentar ” Tv Teuta – Video

June 22, 2014   | Intervista / Intervju

Selatin-Gjeloshi-Ibrahim-BerjashiSHKA “Tradita” shperblehet ne Gjilan

Emisioni  “ Dokumentar nga Ibrahim Berjashi” sjell çdo të diele një emisionin të nxehtë të javës. Çështjet më të forta,ngjarjet dhe  të ftuar të shumtë, intervista ekskluzive me Selatin Gjeloshin. Në një rrëfim të jashtëzakonshëm për emisionin “Dokumentar” në Tv Teuta flet Selatin Gjeloshi për shperblimet në Gjilan të SHKA Tradita.

 

Ju ftojm ta ndiqni emisionin

YouTube Preview Image

SHA-Tradita-Ana-E-Malit-Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, kanë nisur aktivitetet në shënim të 15-vjetorit të çlirimit të Gjilanit nga pushtuesi agresor serb, ku sonte është mbajtur nata e parë e festivalit të këngëve dhe valleve “Gurra Popullore”. Fillimisht tetë ansamblet e të gjitha trojeve shqiptare kanë defiluar në sheshin “Agim Ramadani” për të nisur nata e pare e festivalit, i cili mbahet për herë të 11-të.
I pranishëm në këtë eveniment ka qenë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, drejtorët komunal si dhe artdashës e mysafirë nga të gjitha trevat.

Gurra Popullore në Gjilan

Para qindra të pranishmëve, kryetari Lutfi Haziri ka uruar gjilanasit për ditët e bardha të lirisë së Gjilanit, ndërsa u shpreh i lumtur dhe krenar me organizimin fantastik të festivalit të këngëve dhe valleve “Gurra Popullore”.

“Më lejoni që në emër timin në emër të familjes time dhe Kuvendit Komunal të Gjilanit t’ju uroj ditët e bardha të lirisë, ditët e çlirimit të Gjilanit në këto ditë feste që sivjet e shënojmë e lirisë së Gjilanit. Më lejoni t’i falënderoj të gjithë këta njerëz që kanë punuar shumë që festivali i këngëve dhe valleve në këtë vit të bëhet realitet. Falënderoj jurinë që është këtu, Drejtorinë e Kulturës dhe gjithë pjesëmarrësit që sot e nesër do ta ndajmë këtë festë, do ta ndajmë këtë gëzim dhe do t’i ndajmë këto vlera kulturore me të cilët ne krenohemi si Gjilan, Karadak e Gollak dhe si bashkëvendës, sepse ne jemi pjesë e rëndësishme e thesarit kulturor dhe vlerave tradicionale të trashëguara që do t’i ruajmë dhe avancojmë. Urime këto ditë të bardha Gjilan, Zoti ju ruajt të gjithëve”, është shprehur Haziri.
Gurra Popullore në Gjilan-2

“Ky festival mbahet për shume vite me radhe dhe kishte karakter garues, pjesëmarrës te këtij festivali ishin edhe Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, si : Ulqini , Shkupi, Veleshta-Struga,Tetova,Podujeva,Prizreni,Kaçaniku,Obiliqi dhe grupe lokale te qytetit te Gjilanit. Konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë sepse edhe Ansamblet e tjera u paraqiten me programe shume te bukura dhe kolorit te jashtëzakonshëm te veshjeve tona kombëtare.

Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, i është ndarë vendi i parë në Festivalin “Gurra Popullore”, kurse Sh.A. ”Tradita” nga Ulqini ka arritur që të fitoi Çmimin për punë në kontinuitet dhe ruajtjen e tradites.

SH.A Tradita Ana E Malit shprehet ne rrjetin social të faqes se saj të Facebookut:
Të dashur miq,shokë dhe dashamirë ju njoftojmë se pjesmarrjen e Sh.A Tradita në Festivalin Gurra Popullore 2014 Gjilan e mundsuan BKA dhe Shoqata Ana E Malit në New York dhe njiherit i falenderojmë publikisht.