Historia e fshatit Kravar me ikonen e saj, xhamin e vjeter – Video

June 23, 2014   | Kulturë / Kultura
Historia e fshatit Kravar-Xhamia-1Historia e Fshatit Kravar
Ndër vendbanimet më të vjetra të Komunes se Ulqinit është edhe vendi ku sot gjendet fshati ynë Kravar. Lokaliteti ku sot shtrihet fshati Kravar u formua dhe u zhvillua në rrugën e vjetër tregtare e cila lidhte Shkodren me Ulqinin si dhe më gjerë. Kravari perbehet prej dy pjesëve. Kravari i poshtëm dhe Kravari i epërm. Kravari gjendet në lindje te Anës Malit, rrëzë maleve të Rumise dhe Taraboshit, në një lartësi mbidetare prej 300 metrave. Fshati sot është i lidhur, apo korrespondon me nyje të rëndësishme, siç janë: rruget qe lidhin Kravarin me Krajen,me Shkodren ,me Ulqinin si dhe me Tivarin. Aktualisht në Kravar jetojnë rreth 80 familje. Ku gjithashtu rreth 70 familje jetojne në diasporë: SHBA, Gjermani etj. Historia e mergimit ndodhë në dy përiudha. Mërgata e parë ndodhë në shekullin e 17. Ku disa banorë u shpërngulen në Turqi në kohën e perandorise Osmane.
Fshati-Kravari-ana-malit-Ulqin
Ndërsa Mërgata e dyte ndodhë si pasojë e shtypjes sistematike nga regjimi i atëhershëm Jugosllav. Lëvizja më e madhe e banorëve të Kravarit drejt vendeve përëndimore, u bë gjatë viteve `90-ta,. Të gjetur në situatë të vështirë, një pjesë e Kravarseve morën rrugën e mërgimit për të siguruar ekzistencën dhe mirëqenien për vete dhe familjen. Si dhe shumica e popullsisë janë zhvendos në qytete si Ulqin ,Tivar etj.. Mërgimtaret nga Kravari kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendlindjen, në përgjithësi, si në aspektin kombëtar, ashtu edhe në atë ekonomik. Kravarsit përveç aktivitetit atdhetar, në lëvizje apo shoqata të ndryshme, gjithkund ku kanë mundur, kanë ndihmuar financiarisht dhe me të mira të tjera familjet dhe të afërmit e tyre për të përballuar gjendjen e rëndë, kohe pas kohe ne vendlindjen e tyre. Popullata e fshatit Kravar tradicionalisht është marrë me bujqësi dhe me blegtori. Poashtu, përveç kësaj, kohët e fundit shumë njerëz nga Kravari kanë themeluar kompani dhe kanë hapur biznese të suksesshme. Mirëpo, Kravari është i njohur edhe për arsimin e zhvilluar, duke nxjerrë numër të madh intelektualësh, të cilët kanë bërë karrierë të suksesshme, kudo që i ka cuar jeta.
Historia e fshatit Kravar-Xhamia-3
Kravari sot ka shumë të shkolluar, me fakultet dhe shkolla te larta. Aktualisht sot kravari ka Mësimdhënësa , ekonomista , jurista, inxhiniera, hoxhallare me shkolle të lartë , etj. Fshati i Kravarit përvec mikpritjes dhe bujaris që kanë banoret e ketij vendit, gjithashtu është i njohur me mullinjte e mocem qe fatkeqesisht nuk jane ne funksion, si dhe me xhamine e vjeter qe është ndërtuar në fund te shekullit 17. Dicka rreth historikut te xhamise se vjetër te fshatit Kravar.. Feja Islame ne keto troje, saktesisht ne Ane te Malit ka ardhur ne vitet 1570. Ndersa ndër xhamijat e para ne këto anë është xhamia e mocme e Kravarit që është ndërtuar ne vitin 1762, apo sipas vitit Hixhri 1176 nga Jusufi I biri i Abdu Rrahamnit dhe nga Ramadani i biri i Hysejn Demirit. Kjo deshmi eshte e shkruar edhe ne gurin e gdhendur mbi deren e xhamisë së mocme, ku në të thuhet: ,, Këtë heriat e ka ngritë Jusufi ( një ndër binjaket ) i biri Abdu Rrahmanit dhe Ramadani i biri i Hysejn Demirit. Për shpirtat e tyre. Elham.” Gjithashtu në këtë vend apo ne varrezat e xhamisë gjindet edhe vorri me i mocem në këto anë.
Historia e fshatit Kravar-Xhamia-2
Imamet apo prijësit e xhamisë së mocme kanë qënë: Ef.Hafiz Dervishi Ef.Hafiz Sait Shasi Ef.Sait Bisha Ef.Qazim Cenaj, si dhe Ef.Omer Demiraj. Deri ne vitin e 1965 xhamia ka qënë pa minare, ku në vitin 1966 ndërtohet minarja nga mjeshtri Sal Ibroci. Termeti i vitit 1979 dëmton xhamine e vjetër, sidomos minarja shkatërrohet totalisht, dhe komisioni i atehershem shtetëror e ka vlerësu si përfundim; të pafunksionushem këtë faltore. Megjithate xhamia ka funksionu deri ne vitet 1986. Ku në pranverën e vitit 1986 bëhet hapja e xhamisë së re të Kravarit në krye me imamin e asaj kohe Omer Demirin. Xhamia e re e Kravarit ka fillu ndertimin ne vitin 1983, ku ne atë kohe Myrtaveli ishte i ndjeri Daut Tafica. Mjetet për ndertimin e kësaj xhamie i ka siguru Bashkësia Islame me kryetarin e kësaj bashkësie në atë kohë, bashkevendasi yne Idris Demiri. Ndërsa fuqia puntore për ndërtimin e kësaj xhamie është bërë nga vendasit. Imamet në këtë xhami kanë qënë : Ef.Omer Demiri I ndjeri Ef.Qazim Ceni Ef.Isa Aloshi Ndërsa sot imami i kësaj xhamie është i nderuari Ef.Daut Kallaba.
Historia e fshatit Kravar-Xhamia
Nevoja për rinovimin e kësaj xhamie u bë shkak kulmi i xhamisë ku ishte demtu pjesërisht dhe pikonte gjatë reshjeve. Por vullneti për riparimin e kulmit bëhet edhe me i madh sa që idea dhe vullneti i madh i kalon kufijt sa që u formua edhe një këshill i vecantë për organizimin e punimeve dhe u morë vendim që të rindertohet një pjesë e madhe e objektit, ku me ndihmën e vendasve si brenda ashtu edhe jasht vendit ndihmuan si financiarisht ashtu edhe fizikisht, dhe si perfundim u realizua ajo që sot pra e shofim, Xhamin me kupol te vetmen ne Komunen e Ulqinit !!! Dhe njeher falenderojme te gjithe kontribuesit, si dhe rinine e Kravarit ne krye me myrtavelin Naim Demirin.
Inagurimi i xhamise se re te Kravarit eshte bere me daten 21.06.2014. Per me shume ndiqeni videon.

Shikim te kendshem !!!
YouTube Preview Image