Turniri ndërkombëtar i futbollit për fëmijë “Trofeu Miljan Miljaniq”në Ulqin

June 23, 2014   | Sporti / Sport

Trofeu Miljan MiljaniqShaban Sinani

Shkolla e futbollit Reçica që drejtohet nga profesori Muzafer Livoreka dhe asistenti i tij Rexhep Velija janë duke shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të futbollit për fëmijë “Trofeu Miljan Miljaniq” që organizohet nga Shoqata Sportive “Misho Çausheviq”.

shkolla_e_futbollit_recica
Shkolla e futbollit Reçica gjatë ditës së premte dhe të shtunë ka zhvilluara tre ndeshje me ekipin e Sutjeskës e cila ka përfunduar me shifra të barabarta 0-0, në ndeshjen e dytë ka shënuar fitore 2-0 kundër ekipit Budva me golat që i akne shënuar Arlind Berzati dhe Besian Luma, ndërsa në ndeshjen e tretë kanë shënuar fitore bindëse kundër ekipit nikoqir Ulqini 4-0 me golat që i kanë shënuar Ermal Selmani, Florim Shabani, Besian Luma dhe Isa Velija.

“Ekipi ka dëshmuar cilësi të lartë disiplinë të lartë që ishte edhe shembull për ekipet tjera pjesëmarrëse ndaj edhe rezultate në grupe ishin shumë të mira. Fëmijët ndihen mirë, dhe janë të gatshëm pë ndeshjen e gjysmë finales. Në orët e pas ditës jemi në pritje të ndeshjes së gjysmë finales. Shpresojmë se edhe këtë sfidë do ta kalojmë me sukses”tha ekskluzivisht për Yllpress.com Muzafer Livoreka

Ndryshe në edicionin e parë të turneut ndërkombëtarë “Trofeu Miljan Miljaniq”, marrin pjesë ekipe nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali Zi. “Shkolla e futbollit Reçica në turneun ndërkombëtar “Trofeu Miljan Miljaniq”, do të prezantohet me ekipi të gjeneratave të lindur në vitin 2002. 2003 dhe 2004.
Rezultatet
KF Reçica – Sutjeska 0-0
KF Reçica – KF Budva 2-0
KF Reçica – Ulqini 4-0

Yllpress.com