Radio Vala shpërndan dezinformata: Ulqini më i shtrenjtë se një vit më parë

July 3, 2014   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Cobi House Olcsó apartmanok Ulcinj Montenegró-1Sezoni turistik, Ulqini më i shtrenjtë se një vit më parë

Gostivar, 2 korrik – Ofertat turistike të Ulqinit ka ndryshuar dhe nuk është e nyejt e një vit me parë. Zona turistike në kufij me Shqipërinë, aktualisht paraqitet me çmime më të shtrnjta në bregdetin e Adriatikut. Vërejtjet vijnë nga turistët e Gostivarit dhe rethinës që kanë vizituar këto ditë Ulqinin. Nisur nga një vit më parë çmimet në hotelet private në Ulqin, variojnë nga 25-35 euro në ditë për person me gjysmë pansioni.

Krahasuar me një vit më parë çmimi në hotele është rritur 5 euro e sipër. Në dallim me një vit më parë kur ky çmim ishte për pansion të plotë, këtë vite është përgjysmë pansioni në të cilin janë përfshirë mëngjesi dhe dreka. Sipas ofertave të grumbulluara nga “Radio Vala”, në vilat private dhe shtëpitë, çmimi për një nate fjetjeje për person varion nga 12 euro deri në 20 euro mesatarja, gjithmonë në varësi nga kushtet dhe nga pozicioni. Duke bërë një llogari të thjeshtë, mesatarisht vetëm fjetje dhe ushqim për një familje katër anëtarëshe një 10 ditësh pushime në Ulqin u kushton nga minimalisht 480 – 800 euro, sepse për dallim nga bregdeti i Shqipërisë, fjetja në Ulqin llogaritet për krevat dhe jo me dhomë në vilat dhe në shtëpitë private.

Pra, ky çmim vlen për krevat dhe jo për dhomë. Edhe ushqimet mësohet të jenë shtrenjtuar. Avantazh i vetëm i Ulqinit është infrastruktura e cila dukshëm është më e përmirësuar. Ulqini llogaritet që 70% të turistëve t’i ketë nga Kosova, ndërsa nga Maqedonia llogariten shumë pak. Duket se investimet e shumta ruse në bregdetin e Malit të Zi, kanë ndikuar në rritjen e standardit të turizmit atje, por edhe çmimeve gjithsesi. /Radio Vala/

YouTube Preview Image