Fillon aksioni humanitar “Shporta e Ramazanit” Xhamia Klleznes – Video

July 4, 2014   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Shporta e Ramazanit - Xhamia Klleznes

P r o j e k t i

“ S H P O R T A  E  R A M A Z A N I T  2014 ”

 

XHAMIA E KLLEZNËS – Këshilli i Xhamisë së Klleznës dhe Forumi Rinor i Xhamisë së Klleznës, me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndërmerr një aktivitet humanitarë në bashkëpunim me ju bamirës në ndarjen e ndihmave që do t’iu dedikohen:

jetimëve, skamnorëve, personave me aftësi të kufizuar dhe nevojtarëve

në tërë territorin e komunës së Ulqinit me rrethinë dhe Krajë.

 

Andaj kërkojmë nga ju bamirës të dashur me aq sa të keni mundësi që të kontribuoni në lehtësimin e jetesës së këtyre kategorive me nevojë në qytetin tonë.

 

Xhamia e Klleznës ka të regjistruar mbi 200 familje nga i gjithë territori i komunës së Ulqinit dhe Krajës. Shpresojmë që nga ky projekt të përfitojnë këto 200 familje.

Me Shportën e Ramazanit 2013, Ramazanin e kaluar u shpërndanë 145 shporta për 145 familje.

 

Pakot do të shpërndahen në natën e Kadrit dhe në natën e Fitër Bajramit, ku edhe këtyre familjeve sadopak t’ju kthejmë buzëqeshjen në këtë muaj të shenjtë, ku buzëqeshja e tyre është amaneti i jonë.

 

Një pako në vlerë prej 10 eurove do të përmbajë këto lloje produktesh:

 

5 kg. Miell; 2 l. Voj; 3 kesa Makarona; 1 kg. Sheqer; 1 paketa Çaj filtër;

1 kg. Oriz; 3 kesa Supa të gatshme; 1 kuti Keksa1 kuti Hurma; 500 gr. Veget;

2 copa Sapunë; Detergjent; Shampo për flokë; Pastë për dhëmb

 

Në emër të Komisionit të Shportës së Ramazanit dhe në emër të këtyre kategorive ju jemi shumë mirënjohës për ndihmën e cila do të përcaktohet nga ana Juaj.

 

I Dërguari i Zotit, Muhamedi a.s. ka thënë:

“Sadakaja nuk e pakëson pasurinë”

“Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është sikur ai që lufton në rrugën e Zotit”

“Lusim Zotin e Lartëmadhëruar që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në veprat e mira”

Me respekt

Komisioni i Shportës së Ramazanit

 

Kontribuo dhe Telefono tani:   (Komisioni 7 anëtarësh)

069 826 829;       069 829 579;       069 520 306

(Na kontaktoni për kontributin që ofroni, dhe NE vijmë në vendin e përcaktuar nga ju)

E-Mail:  xhamiaklleznes@yahoo.com ose në FCB: ww.facebook.com/xhamiaklleznes

Ulqin, 02.07.2014 – Ramazan 2014

YouTube Preview Image