Nika: Ja përse rrugës magjistrale Sukubinë-Ulqin nuk bën ti vehet emri “Mehmet Bardhi”

July 4, 2014   | Kulturë / Kultura, Ngjarjet - Events

Muhamet-NikaPak histori për një komision që drejtoi Bardhi….

Shkruan:  Muhamet Nika

Edhe pse pak kush apo askush nuk ia vë  veshin seriozisht  këtij propozimi megjithë ate pasi kemi kohë në dispozicion ia vlenë  të shjtojmë si më poshtë.

Mendoj që tash në shekullin 21,   historia  veç  e ka zgjedh në mënyren e vet  çështjen e përjetësimit të  veprës dhe punës së  shumë personave dhe personaliteteve të organizimit politik të viteve  90  këtu në Ulqin. Andaj  puna e veprës së tyre nuk ka pse të jetë ngarkesë me të cilën duhet të merremi ne, ose gjeneratat që do vijnë , ashtu  ngjashëm  siç ndodhi, me atë të  sistemit të kaluar.

Fundi i fundit, Bardhit edhe nuk i kemi mbetur borxh në këtë çështje. Cekim këtu, që  deri sa ai vetë ishte kryetar i Komisionit për Emërtimin e Shesheve dhe Rrugëve në Komunën e Ulqinit,  fjala bie, u përkujdes  me të madhe, që rruga e cila të çon prej pazarit e deri të shtëpia e tij, në Ulqin, të quhet Rruga  22 Dhjetori…. Sot pak kush e di, që ky  emër , kësaj rruge,  iu dha në shenjë,  të përkujtimit të ditës kur Bardhi, u zgjodh kryetar i Komunë së Ulqinit, më 22dhjetor 1990), duke u ulur kështu, në fotelën e parë të qytetit të Ulqinit….?!!! Ndërsa rruga e cila aktualisht propozohet të emrohet me emrin e tij, nga Katerkolla deri në Sukobinë- si magjistrale, jo pa qëllim u  emrua në kuvend- Rruga e Shkodrës (këtë propozim nëse nuk gabohem e dha  Rexhep Koka, kuptohet në një mbledhje partie…. )?! Propozimi ishte me vend dhe i qëlluar, për të bërë ndërrimin eventual të rruges , sipas ligjit, vendimi duhet të dalë nga Kuvendet e Bashkësive Lokale që gravitojnë në këtë rrugë dhe të miratohet me shumicë nga KK Ulqin. Në këtë situatë, kur Ld në Mz, garoi e vetme në zgjedhje duke mos fituar asnjë kandidat, si duket është tepër e vështirë që ky propozim i Tahir Tahirit të kalojë në kuvendet e bashkësive lokale dhe më pas  ai të votohet në Kuvend të Ulqinit.

Duke iu këthyer punës së ish komisionit të Bardhit, i cili bëri ndërrimin e emrave ideologjik të rrugëve të qytetit,  shtojmë që në kohën e tij ,  pati edhe propozime,  që njëra nga rrugët kryesore të qytetit të quhej “Rruga e Krajl Nikollës”, propozimin e bëri , Këshilltari i Udsh-së, Dedë Zadrima, por që desh zoti e nuk kaloi.  Ose edhe ai  tjetri, si “Rruga e Kshtejave”,  që u propozua për njërën nga rrugët nga vetë Bardhi-  mirëpo në parti, nuk kaloi, sepse  u tha  që“ Pasi të asocon në vendlindjen  e  zotit Bardhi,  si i tillë nuk iu propozohet  Kuvendit. Fjala ishte për rrugën që të çon të pylli i gështenjsve në një kodër të qytetit.

Nga propozimet tjera , të   marra,   që komisioni ia propozoi  Kuvendit dhe që kuvend e miratoi ishte edhe rasti i  emrit  të rrugës- “Rruga Kosova”- te komuna, ku qëndruan refugjatët e luftës së Kosovës. Për këtë emër,  u ankua këshilltari serb Bozhidar Jashoviq (SNP) me fjalët se ky emër fyen serbët…, kurse Bardhi , nga ana e tij,  sqaroi”se ky propozim i përfshinë edhe serbët,  nga se komisioni në te sheh jovetëm luftën në Kosovë po edhe mitin e Betejës së Kosovës  …(?!!!) Ky koment i imi është më se i sakt (ekzakt)….?!!!  Nga një herë   si  duket ,  edhe vetë ajo e cila në këto emërtime  na duket e mirë e ka hilen  dhe faqen e zezë tonen brenda . Po shtojmë se për  këto mosmarrëveshje për këtë mit tash 500 vjetë po vritemi me serb dhe me turq.

Përse edhe DPS e përkrahu ndërrimin e emrave

Çështë e vërteta  pasi për ndërrimin e emrave të shasheve dhe rrugëve , atëherë dhe sot, duheshin 2/3 e  këshilltarëve në kuvend , numër ky që nuk e kishin partitë nacionale,  për të kaluar ato , u  bë edhe përkrahja e DPS-së, si parti në pushtet. Mirpo nuk mund të lë pa thënë, se gjatë një dueli të Bardhit, me këshilltarin Ilmo Dervishi, ai ceku që emërtimi i ri , po bëhet  edhe me pëlqimin e kreut të Malit të Zi dhe se shteti duhet të na kompenzojë at punë , mund  e kontribut, që kemi bërë ne si shqiptarë  gjatë një vizite  në Vashington me një delegacion të Malit  të Zi . Kuptohet bashkë me Dinoshen,e çfarë  mund të kenë hy në punë atje, nuk është vështirë të qëllohet?!!!

Duke e ditur , që propozimet e tilla  për emërtimin e shesheve dhe rrugve, ishin në kundërshtim me ligjin dhe  me Kartën Evropiane të Emërtimit të Shesheve dhe Rrugëve,  me ankesë të klubit të SNP-së, gjykata i hodhi poshtë të gjitha emërtimet e bëra nga kuvendi i Ulqinit dhe aktualisht rruget i bie të jenë pa emra kurse në fuqi vazhdojnë të  mbesin emrat e vjetër .

Personalisht nuk i kuptoj qëllimet dhe arsyet e hedhjes së mendimeve të tilla  në erë, përveç  nëse këtë mundohemi ta kuptojmë sipas  fjalës së urtë popullore , të cilën e  pat thënë dikur Nasradini , që   ështe ; “Kur nuk ke punë luj derën…” Tjetër, po të ndiqet  kjo  logjikë e emërtimit të rrugëve dhe shesheve, ka mundësi që nesër, dikush të kujtojë,  se  ashtu si u përjetësua  emri i kryetarit të parë  historik  të Lidhjes (Alfa dhe Omega…..), atë herë ngjajshëm do të duhej të qëndroj puna edhe  me emrin e kryetarit të parë të Këshillit  Kombëtar që është edhe propozues  i emërtimit …?! Se thotë kot fjala e urtë “Hidhe në detë se e gjenë në kripë”?!!

Duke iu kthyer mendimit të fillimit( punës së historisë)…., praktika e shekullit që po jetojmë, praktikon që emrat e rrugëve të jenë numerike, por njihen edhe përvojat që emrat e rrugëve  mund të blehen për një kohë të caktuar. Kështu fjala bie, të gjithë ata të cilët , mund të kenë nostalgji për kohën e Bardhit  “me shok”, mund të grumbullojnë një shumë të konsiderueshme parash dhe me ta,  tia vëjnë për një kohë të caktuar emrin e rrugës ashtu sipas dëshirës së tzre. Me këtë , kuptohet  se  pasurohet edhe vetë fondi i komunës.