Axhemoviq: Kërkuam pëlqimin për kredi nga ministria – Video

July 5, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Sekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financa në komunë të Ulqinit Valdet Axhemoviq ka thënë që në fillim të javës i është dërguar Ministrisë së financave të Malit të Zi kërkesa për pëlqim për kredi nga Atlas banka me vlerë prej 1,2 milion euro.
Valdet-Axhemoviq-Ulqin

“Meqenëse më herët kemi marr pëlqimin për miratimin e buxhetit, nuk duhet të kemi problem as rreth kredisë, sepse ai është i planifikuar me buxhet”, tha Axhemoviq për gazetën “Dan”. Sipas fjalëve të tij, në vijim janë bisedat me bankën rreth dhënies në hipotekë të tokës në pronë të komunës. “Kur ta dakordojmë këtë, mbetet që parlamenti lokal të miratojë vendimin për hipotekë”, tha ai duke theksuar që kredia duhet të jetë operative deri në fund të këtij muaji.

TVCG