Dhuna në protestat e shqiptarëve të Shkupit, reagon Shqipëria – Video

July 5, 2014   | Rajoni / Region

Dhuna policore, protesta Anti-Monstra ne ShkupMinistria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar në Shkup të Maqedonisë ndaj shqiptarëve.

Sipas një njoftimi, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësim për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave të shqiptarëve në Shkup, duke u kërkuar autoriteteve maqedonase dhe instancave përkatëse gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova për 6 shqiptarët.

“Duke konsideruar zhvillimet e fundit në Shkup, lidhur me dënimin e 6 shqiptarëve të Maqedonisë të akuzuar për terrorizëm, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj për dhunën e ushtruar gjatë demonstratave të ditës së sotme. MPJ’ja u kërkon autoriteteve Maqedonase dhe instancave përkatëse gjyqësore që të garantojnë një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të bazuar mbi prova. Dhuna e ushtruar nuk ndihmon në zbardhjen e çështjes dhe dëmton marrëdhëniet ndëretnike dhe harmoninë midis komuniteteve. MPJ do të vijojë të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shkup dhe fton palët të tregojnë vetë-përmbajtje dhe gjakftohtësi”,thuhet në deklaratën e MPJ’së.

Portalb.mk

YouTube Preview Image