Komuna e Ulqinit në grahmën e fundit

July 6, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Kësaj radhe nuk është tema që përzgjodhi kohën, por është koha që përzgjodhi temën.

Shkruan :

Esat  Mehmeti, gazetar i radio Ulqinit

 

Gjendja në të cilën ndodhet sot Komuna e Ulqinit, kërkon një  shqyrtim të veçantë : më shumë politik, se historik, më shumë kritik se oportunizues. Në Ulqin , asnjëherë nuk ka qenë aq lehtë të jetohet, madje  edhe kur ishin kohët më të mira dhe më të liga. Mirëpo, në dekadën e fundit, popullata e këtij mjedisi po përballët me këtë të dytën më tepër, çka do të thotë i ngjanë njëfarë inercioni, praktikisht asaj që ta ruajmë tretmanin e më të varfërit, apo më të pazhvilluarit në shkallë republike. Por kjo nuk është krejt rezultat i përpjekjeve tona, ekskluzivisht, është pasojë e aspiratave e të “fortëve”, e atyre që mbajten dhe  gjithnjë mundohen edhe sot ta  mbajnë situatën e tendosur.

Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit

Këtij fakti ia shtojmë edhe disa fakte të tjera të cilat e aktualizojnë  më tepër Ulqinin me rrethinë. Përveç kushteve  ekonomike, rrethanave politike e pozitës së vështirë materiale, rezulton bilanci përfundimtar që shëndetin dhe  mënyrën e jetesës, vijnë gjithnjë duke e dobësuar si : mundësitë minimale për shkollimin, përkatësisht të lartin dhe  superior të të rinjve tanë, të papunësuarit të cilët në heshtje presin tri-katër herë më shumë se kohëzgjatja e studimeve, intelektuali i përbuzur, punëtori I lodhur e I shfrytëzuar sa s’bën, pensionisti  me vite të plota shërbimi  e që s’mund  të sigurojë as bukën e gojës, lodrat e fëmijëve  që me përbuzje vështrohen nga prindërit, vetëm pse  s’mund t’i blejë, i sëmuari i cili prêt ilaçet  e shtrenjta e shumëherë edhe  s’gjenden  fare, Inflacioni I lartë e kostoja e jetësës e shumë çka tjetër, janë  të gjitha këto që po ia zënë frymën këtij populli të ngratë.

Jemi dëshmitarë të gjallë të asaj çfarë po ndodhë këtyre ditëve në Ulqin. Po të vazhdohet me këtë avaz, është rrezik se çarjet do të vazhdojnë deri në themel.  Ekonomia e dobët dhe pozita e vështirë materiale, dukshëm po reflektohen në popull. Komuna e Ulqinit dhe ndërmarrjet publike, ku themelues është komuna, janë duke përjetuar ditët e saja më të errta. Ajo po përballet me grahmën e fundit. Problemet financiare janë të mëdha. Ato dita-ditës po rëndojnë në kurrizin e të punësuarëve. E keqja më e madhe qendron aty që u bë më shumë se një muaj që xhiro-llogaria e komunës është e bllokaur nga një firmë “fantazmë”, që as fara nuk i dihet. Pas kësaj, flitet edhe për të tjara bllokada e borxhe tepër të majme.Të gjitha këto kalojnë në heshtje, pa marrur kush përgjegjësinë e duhur. E gjithë kjo ndikon në buxhetin e komunës dhe reflektohet në jetën e të punësuarve. Në ndërmarrjet publike, pagat nuk janë paguar prej 9 deri më  14 mauj. As në komunë, situata nuk është hiç më e mirë. U bë një gjysmë viti, që pagat nuk u janë paguar, duke mos i llogaritur këtu kontributet të cilat janë vite me radhë pa u paguar si për punonjësit e komunës ashtu edhe në ndërmarrjet publike, madje ia shtojmë edhe borxhe të tejra të akomuluara nga vitet e shkuara,ato çdo ditë po rriten. Atëherë, ç’farë t’i thëmi kësaj ?!…Të thuash se gjendja është katastrofike është pak. Kjo është vetëm një çmenduri e llojit të vet. Fitohet bindja se askush nga pushtetarët tanë nuk e “ çanë “ kokën për situatën e krijuar dhe me paturpësinë më të madhe paraqitën sikur çdo gjë është në rregull dhe normale. E vetmja shpresë dhe fjalë “lurtuese “ka mbetur refremi  i zakonshëm që dëgjohet më shumë se 1 vit, si nga ata (pushtetarët) e mëparëshëm, ashtu edhe nga këta të tanishmit “do marrim kredi” dhe duke akuzuar njëri-tjetrin,“kinse“,… “kriza nuk është krijuar me fajin tonë, por është trashëguar”. Këta shpesh harrojnë se e ardhmje nuk ndertohet me akuza ndaj njëri –tjetrit. Ajo ndërtohet me aksione konkrete dhe me një koordinim të mirë. Atëherë shtrohet pyetja ? Po ne, ( si pushtetarë ) të tanishëm a kemi përgjegjës, si duhet të sillemi, si të veprojmë, a kemi ndonjë plan strategjik për tejkalimin e kësaj krize që po na merr frymën, deri kur duhet shtrenguar rripin ?. Çdo gjë ka kufi, edhe durimi ka kufirin e vet. E vërtetar është, së të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësinë e duhur, por përgjegjësitë ndahen sipas pozitave zotëri ?. Por, jo vetëm kaq. E keqja edhe më e madhe qendron  ndër ne. E gjithë kjo erdhi si rezultat i moskoordinimit të mendimeve dhe mungesës së një veprimi organizativ, apo më mirë të themi, mungesë e një  kulture epolitike. Por, kjo nuk është e veçanta. Nuk është hera e parë që këtij mjedisi i mungon një organizim i tillë. Nisur nga përvoja disavjeçare, shpesh fitohet bindja se këtij mjdisi, ende i mungon një strategji se si t’i qasemi realizimit të objektivave tona.

Megjithë deklarimeve të autoriteteve të larta të pushtetit  vendor, se kjo situatë  ka marrë fizionominë e një çeshtjeje  të “zgjidhur”,”do të merret krediti “ dhe do të zbutet situata. Mendoj, se e gjithë kjo mbeshtillet  me një mjegullnajë. Në këtë “mjegullnajë”, nxiten ndjenja të skajshme : në njërën anë, optimizëm dhe në anën tjetër pesimizëm i kulmuar. Që të dyja këto mund të prodhojnë pasojat e veta.

Atëherë, ku është përspektiva e të rinjve tanë ?

Në anën tjetër të kësaj medalje, me të madhe ngacmon papunësia e të rinjve tanë. Radha e gjatë e atyre që presin punsim, dita-ditës sa vjen e rriten. Studentëve tanë të cilët studiojnë në Universitete të ndryeshme, të cilët kanë treguar dhe po tregojnë suksese të shkëlqyeshëm në studime, iu ndërpre praktika e kahmotshme, iu mohua e drejta për bursën e komunës, qoftë edhe simbolike e cila ishte jetësuar vite më parë. Kjo e drejtë iu mohuar atyre ,vetëm me preteksin se tani jemi vonuar, fajin e ka “garnitura” e mëparëshme. Këta zotërinj harrojnë se po të njëjtit janë. Atëherë më të drejtë lind dyshimi, se këta zotërinj që “ ta këpusin konopin “mesiguri nuk e kanë gjetur vehten aty, ose ndonjë i afërmi i tyre s’i ka plotësuar kushtet e duhuar për bursë. Andaj s’duhet harruar së këta studentë, dënjësisht përfaqësojnë vendin, janë ambasadorët e ardhshëm të kombit tonë, të vendit tonë. Këta mbajnë vulën e vendit dhe të kohës, andaj s’duhet anashkaluar ashtu në heshtje e symbyllas. Ne duhet të mburremi me suksesin e tyre. Këta në radhë të parë kanë nderuar vehten, familjën, vendit dhe kombit në përgjithësi, andaj  duhet përkrahur e mbeshtetur, duhet të sillemi me përgjegjësi ndaj tyre.

Jo vetëm kaq. E keqja edhe më e madhe sa vjen e shtohet. Shumë nga zyrtarët tanë,duke mos i përgjithsuar, këta më shumë ngasin për të zënë ndonjë vend nëpër Këshilla Drejtuese, apo komisione të çfardo lloji qofshin ato, duke u rreshtuar shpeshherë edhe në disa vende pa u lodhur fare se aty ka edhe të tjerë. Ata mendojnë se janë të “vetmit” nga se pushteti është i tyre dhe këtë “duhet shfrytëzuar mirë”,( për vehte). Këta, mesiguri harrojnë fjalën e vjetër popullore; ”zullumi këputet prej së trashi”. Shumë nga këto, jo që nuk e kanë as idenë e qartë për zbatimin e programeve të tyre për atë çfarë janë të thirur, por ka edhe të atillë, që me “fudullëkun” e tyre jo që s’përcjellin mbarëvajtjën e punës, por është ajo edhe më e keqja, se nga ato ka, që as punëtorët e vet s’i njohin dhe çfarë pune kryejnë ato. Këta harrojnë se kjo jetë është e përkjohshme dhe çdo gjë është kaluese.“Ju jeni të përkohshëm, populli është i përjetëshëm”, thotë një fjalë e urtë popullore.

Andaj, mos harroni se pasuria  më e madhe  që mund të fitoni nga populli, është besimi i tij ndaj jush. Besimin e popullit mund ta fitoni shumë vështirë, por mund ta humbni shumë shpejt zotërinj. Neriu, besimin në radhë të parë duhet ta kërkojë në vetvete. Ai që humb besimin e popullit, i ka  humbur të gjitha. Besimin  e popullit e fitojnë vetëm ata që vihen në shërbim të popullit të vet, duke qenë të zhveshur nga karrierizmi, lakmia për pasuri e pushtet, nga pasionet dhe veset e liga. Ata që mendojnë se populli duhet t’i vihet në shërbim të tyre, ata janë të humbur. Populli në udhëheqësit e vet vërenë cilësitë dhe tiparët e tyre. Ai i don dhe i çmon njerëzit e veprave, e jo të fjalëve …Udhëheqësit dhe intelektualët janë pasqyra e një populli. Shpirti i një populli është udhëheqësi i mirë, ai që e përfaqëson popullin e vet në mënyrë të denjë, që realizon dëshirat, qëllimet dhe synimet e tij duke u bërë figurë integruese për popullin e vet. Njeriu peshon dhe vlersohet në bazë të diturisë, punës dhe mirëqenies që posedon.

 N e j s e …

Edhe pak ditë na ndajnë nga gjysma e sezonit turistik.Edhe përkundër asaj që është propaganduar se përgatitjet e duhaur janë bërë me kohë dhe do të kemi një sezonë të mirë. Është bërë shumë mirë dhe e përgëzoj, por nga ana tjetër kemi të dhëna që disa nga ndërmarrjet publike, aktivitetet e tyre kulturore pothuaj i kanë reduktuar, apo më mirë të thëmi do t’i anulojnë fare, vetëm e vetëm  se xhiro-llogaritë e tyre janë të bllokuara, apo priten të bllokohen. Në anën tjetër, praktikisht ekonomia shoqërore, siç e quanim, është në rënie e sipër, apo më mirë të thëmi në shkatërrim. Në një situatë të tillë, të rinjtë tanë  i janë rrekur hapjes se disa firmave  private tregtare. Por duhet cekur se ka shumë pak përpjekje e investime në reparte prodhuese, qofshin ato edhe të vogla. Tregtia është vetëm një segment i jetës. E vërteta është se njerëzit tanë nuk  kanë kapital, ndërsa nga ana tjetër, del se në një situatë të tillë nuk mund të priten as investime.

Ndërsa, nga ana tjetër, politika e qeveritarëve malazezë, fitohet bindja se dukshëm ndikon dhe po bën trusni tek afaristët tanë. Sot, ispeksioni republikan ka vërshuar Ulqinin. Fitohet bindja se në shënjëstër e ka këtë pikë, nga se këtu grumbullohen paret dhe këtu duhet “disiplinuar”. Fitohet bindja se ato më shumë merren me  gjërat sekundare, të dorës së dytë, se sa me ato që janë thembësore. Vallë pse nuk e vërejnë atë, që mundi dhe djersa e të rinjve-rejave  tanë nëpër firma “ kinse “ private dita-ditës po shfrytëzohet tëjmase  dhe me orare të tëjzgjatura dhe pa asnjë orë pushim në javë. Vallë , çfarë i thonë kësaj ?! A shkelet këtu ligji ?,këtu më shumë shikohet aty së kush nuk e ka marrur llogarinë e pagesës së kryer nga kasa fiskale, ose punë të tjera “ndoshta “të pa ndonjë rëndësie të veçantë , denohej me gjoba  tepër të majme. E vërteta është se këto janë në kompetenca e të tjerëve, por edhe zyrtarët tanë të lartë, duhet kooprdinuar punët, e jo të shtypen në kokë, pikërisht në këtë sezonë, aty ku njerëzit e kanë shpresen.

Këtë shkrim po e përfundoj me porosinë ; të bashkuar edhe të pamundshmen e bëjmë të mundshme, të ndarë të mundshmën e bëjmë të pamundshme .

 

                             …………………….